Anglia turfullon pas zgjedhjes së "Papa Ratzi"

22/04/2005 Daily Mirror është argëtuar shumë me mishmashin optik të “Panzerkardinal”, “Rinia e Hitlerit” dhe “Simpatizant Nazist”. Natyrisht, në faqen e parë të gazetës, krahët e hapur të Papës së sapozgjedhur kanë lënë goxha vend për shprehje dhe lidhje të tjera me historinë
Si për të mos mbetur prapa, edhe tabloidi “The Sun” ka goditur fort, me titullin “Nga Rinia e Hitlerit te Papa Ratzi”. Gazeta ka vrarë kështu me një gur dy zogj: ajo kujton një tjetër gjerman të fuqishëm – njeriu që edhe sot e kësaj dite i magjeps fantazitë diabolike të britanikëve si askush tjetër – dhe e bën Papën të duket qesharak
DER SPIEGEL
Gazetat britanike nuk kanë hezituar aspak që të “zhdëpin” menjëherë zgjedhjen e një Pape gjerman. Frazat më të përdorura në faqet e shtypit kanë qenë “Hitler”, “Kardinali Tank” etj. Shkurt, gazetat britanike kanë bërë më pak lajm dhe më shumë turfullimë.
Thuajse asnjëra prej tyre nuk e kishte humbur shansin për të vendosur një foto të Papës së ri, Joseph Ratzinger, me uniformën e tij të Rinisë së Hitlerit. Duke i hedhur një sy të shpejtë një stende gazetash londineze të mërkurën, çdokujt i krijohet përshtypja se është vënë në punë ajo lloj gatishmërie për betejë. Në të vëtetë, përgatitjet nuk kanë aspak të bëjnë me besimtarinë, por vetëm me pushtetin. Në mënyrë të veçantë, pushtetin e një gjermani.
Normalisht, britanikët kanë një qëndrim pragmatik ndaj fesë. Nuk duhet harruar që ky është vendi ku disa qindra vjet më parë u themelua një kishë e re, sepse mbreti dëshironte të shmangte qëndrimin e ashpër të katolicizmit ndaj martesës dhe divorcit.
Pavarësisht laicizmit anglez, sot katolicizmi është moda e vërtetë. Prindërit po nxitojnë të konvertohen, pasi duan t’i shkollojnë fëmijët e tyre në shkolla e akademi të fuqishme katolike. Eshtë një analizë fitim-kosto e llogaritur shkëlqyeshëm.
Por në këtë ditë të veçantë të zgjedhjes së Papës, shpirtërat britanikë kanë nisur të vlojnë. Jo vetëm kisha po merret me seriozitet si një instrument i pushtetit botëror, por tani ajo po drejtohet edhe nga një gjerman.
Ratzinger kundrejt Kryqit të thyer të Herrit
Papati, u kujtonte “Daily Telegraph” lexuesve të vet në Anglinë Qendrore, ka pushtet të madh. “Gjeopolitikisht, ai ndryshoi fytyrën e botës, kujtoni që rrëzoi perandorinë sovjetike”. Megjithatë, faqja e parë e gazetës i ka dhënë një shpullë të fortë zgjedhjes më të fundit të Vatikanit.
Si për të mos mbetur prapa, edhe tabloidi “The Sun” ka goditur fort, me titullin “Nga Rinia e Hitlerit te Papa Ratzi”. Gazeta ka vrarë kështu me një gur dy zogj: ajo kujton një tjetër gjerman të fuqishëm – njeriu që edhe sot e kësaj dite i magjeps fantazitë diabolike të britanikëve si askush tjetër – dhe e bën Papën të duket qesharak. Mbi lajmin e Papës, botuesit kishin vendosur një foto të Princit Harry me veshje me kryq të thyer, një manifestim perfekt ky i atij lloj katolicizmi modern, të cilit i kundërvihet Ratzinger. “Daily Mirror” është argëtuar shumë me mishmashin optik të “Panzerkardinal”, “Rinia e Hitlerit” dhe “Simpatizant Nazist”. Natyrisht, në faqen e parë të gazetës, krahët e hapur të Papës së sapozgjedhur kanë lënë goxha vend për shprehje dhe lidhje të tjera me historinë. E përjashtim të “The Independent”, asnjë gazetë tjetër britanike nuk e përmend teologjinë e Ratzingerit. Por edhe aty, gazeta hapet me një foto të Rinisë së Hitlerit dhe mbush plot pesë faqe, duke goditur Ratzingerin me një listë të pamëshirshme të mëkateve të tij. Ajo e paraqet ardhjen në fron të Ratzingerit, si një grusht i mirëllogaritur makiavelian, në stilin e pasardhësve të Kremlinit. Ratzingeri “hartoi axhendën e konklavës”, ai “kufizoi” kontaktin me shtypin dhe dha predikimin vendimtar – një lojë pushteti e llogaritur gjakftohtësisht nga “Gjermani”.
Kur katolikët dëgjuan fjalën Josephum të shqiptuar në latinisht nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, ata u “goditën nga një ndjenjë fundosëse në stomakët e tyre”, shkruan gazeta, e cila përgjithësisht nuk ka ndonjë interes kaq të madh për çështjet fetare. Sikur të jetë duke u hedhur në kundërofensivë, gazeta i kundërvihet zgjedhjes së Ratzingerit, duke renditur gjithë mëkatet e tij.
Fatkeqësisht, argumentet e saj janë të bazuar në terren të lëkundur. Kur vjen puna për shembull për kritikën që i bën kapitalizmit Kisha Katolike, komentatori majtist i gazetës e humb fare. Kështu që, ai bën atë që po bëjnë këto kohë shumë kritikë larg kishës: e portretizon Ratzingerin si një reaksionar dhe thekson kontrastin mes tij dhe paraardhësit të tij polak, Papa Gjon Pali II, i cili krejt papritur shfaqet si majtist.
Gazeta shkruan se “Ratzinger çoi përpara betonimin e teologjisë së çlirimit, një tendencë në mendimin katolik kryesisht në Amerikën Latine, që përzien teologjinë katolike me analizën marksiste në lidhje me kapitalizmin”. Nga vjen kjo? Gjon Pali II nuk kishte kurrë simpati për Marksizmin. Në fakt ai u përpoq ta distancojë prej tij kishën katolike. Vetëm dikush që është detyruar një ditë më parë të gërrmojë në lidhje me këtë çështje, mund ta kishte kuptuar kaq keq.
Afro 20 vjet pasi intelektuialët e fundit ranë dakord që Marksizmi ishte një rrugë e përgjakshme dhe totalitare, shumë larg Ndriçimit, komentatorë liberalë si ata te “The Independent” ngrihen dhe thonë që kanë zbuluar sërish simpati për të. Dhe kjo vjen kryesisht pikërisht nga fakti që është diçka e dënuar nga Ratzinger dhe Vatikani.
Të gjithë ata që e njohin Predikimin e Lartë e dinë fare mirë që Kisha nuk është as e aftë, as e gatshme që të angazhohet në një luftë për parajsën mbi tokë. Megjithatë, priftërinjtë dhe murgeshat e Kishës – që kanë shumë pak para të tyret – bëjnë shumë më tepër në botë për t’iu kundërvënë varfërisë dhe dëshpërimit sesa editorialistët tek “Independent” dhe kritikë të tjerë të Kishës.
Veç kësaj, realiteti në Amerikën Latine është krejt i ndryshëm nga sa raportohet. Kishat katolike të Amerikës Latine janë në pajtim të plotë me Vatikanin. Zhgënjimi i tyre vjen vetëm nga fakti që nuk fitoi një prej matadorëve të tyre.
Një kritikë e drejtë
Nga e gjithë seria e kritikave, e vetmja gazetë që bënte një vlerësim të drejtë të Ratzingerit ishte “The Times of London”, komentatori i të cilës, Daniel Johnson e përshkruan papatin si institucioni më i vjetër dhe më i suksesshëm në botë. Sipas saj, Ratzinger “është më i miri për këtë punë”.
Në vend që të përpiqej të diskreditonte menjëherë Ratzingerin me kujtesa të Rajhut të Tretë dhe rinisë së Papës, siç kanë bërë gazeta të tjera britanike, editoriali i “Times” ofron një portret më me nuanca të fëmijërisë së tij. Në pikëpamjene tij, nuk është një njopllë e errët, por një avantazh. “Ratzinger nisi jetën nën republikën e Ëeimerit, e cila pësoi kolaps sepse e shtyu në ekstrem relativizmin moral dhe u zhyt në ideologjitë laike të së majtës dhe të djathtës. Ai u rrit në Rajhun e Tretë duke qenë dëshmitar i efekteve gërryese të besimit politik”, shkruan gazeta. “Ndonëse i ati nuk ishte nazist, Jozef ishte i detyruar të hyne në Rininë e Hitlerit dhe ishte me fat që shamngu shërbimin ushtarak. Pikërisht kjo natë e errët e shpirtit e kualifikon atë për këtë rol”. Shkurt, gazeta ka kapur një të vërtetë të pastër: Ratzinger është i destinuar të udhëheqë më tej kishën, jo “pavarësisht të biografisë gjermane”, por “pikërisht, për shkak të saj”.
Më tej, gazeta përmend edhe Hans Kung, liçenca e të cilit për të dhënë mësim teologji u anulua nga Vatikani në 1979, për shkak të kritikave të tij ndaj Kishës. Komentatori i “Times” shkruan më pas për një bisedë që ai ka patur me kritikun Kung. “Nga ajo bisedë dola me përshtypjen se nga këta dy teologë brilantë, ishte pikërisht Kung, që ishte dhënë pas tundimit të të menduarit se ai dinte më mirë, ndërkohë që Ratzinger ishte dhënë pas autoritetit të Kishës”.