Malaj, gjysma e tatimorëve të paaftë

22/04/2005 Pas provimit
Adrian Kamberi në krye të tatimeve duhet të realizoj planin prej 126 milion dollarësh
Gjysma e tatimorëve nuk janë të aftë për punën që bëjnë, ndërsa rreth 20 për qind e tyre duhet të lirojnë vendin e punës. Ministri i Financave nuk ka hezituar t’i tregojë drejtorit të ri të Tatimeve, Adrian Kamberi, stafin me të cilin do të punojë. Para pak kohësh, rreth 600 punonjësit e tatimeve ju nënshtruan një provimi mbi bazën e të cilit do të demostronin se sa profesionistë ishin në punën e tyre. Por, duket se rezultatet nuk i kanë lënë të kënaqur drejtuesit e lartë të financave, të cilët kanë kuptuar se vetëm 50 për qind e të testuarve meritonin vendin e punës së punonjësit tatimor. “50 për qind e të testuarëve vlerësohen pozitivisht, 30 për qind vlerësohen se kanë nevojë për një trajnim më të plotë, dhe 20 për qind e tyre duhet të orientohen në funksione të tjera më të thjeshta, ose duhet të largohen nga Administrata Fiskale”, ka deklaruar Malaj gjatë prezantimit të Drejtorit të Ri. Ministri i Financës i ka bërë të ditura këto evidenca, në momentin kur po i linte në dorëzim Kamberit Drejtorinë e Tatimeve, duke i kërkuar këtij të fundit që të realizonte me këtë staf rreth 126 milion dollarë vetëm vitin e parë. “Nga z.Kamberi ne presim rritje me shumë se 126 milion dollarë qysh në vitin e parë të karrierës së tij”–ka deklaruar Malaj në lidhje me planin e pritshëm të 2005. Ministri i Financave nuk e ka fshehur gjendjen e Drejtorisë së Tatimeve, duke kujtuar se problemet me stafin nuk janë të vetmet me të cilat duhet të përballet drejtori i ri. “Shpresoj që z.Kamberi do të dijë të përballet me problemet e mësipërme, duke i shpëtuar tundimit të rutinës të përditshme”, ka thënë Malaj duke kujtuar se pjesë e problemeve të punës së përditshme do të jenë dhe çështjet e vjeta të korrupsionit apo të evazionit fiskal. “Sfida me të cilën do të duhemi të përballemi në mënyrë të vazhdueshme është ajo e informalitetit në ekonomi, evazionit fiskal dhe rastet e korrupsionit dhe abuzimeve”, ka deklaruar Ministri Malaj. Kreu i Financave pas një kohe të gjatë pune me stafin e tatimorëve, ka pranuar se tatimorët janë akoma të infektuar nga “korruspioni dhe evazioni”. “Administrata tatimore nuk ka qenë e imunizuar nga të gjitha këto fenomene”, ka thënë Malaj duke pranuar se rastet e përjashtimeve apo të dënimeve të punonjësve nuk kanë mundur të reduktojnë fenomenet në fjalë. Gjatë prezantimit Ministri i Financave i ka kërkuar stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, se realizimi i planit nuk është sfida kryesore. “Eshtë pikësëpari sfidë e reformave dhe strategjisë të rritjes së performancës së administratës fiskale, eleminim i barrierave administrative, tolerancë zero ndaj korrupsionit, abuzivitetit, familjaritetit, duke ndihmuar njëkohësisht rritjen e qëndrueshme të treguesve, si sasiorë ashtu dhe cilësorë”, ka deklaruar Ministri i Financave Arben Malaj.