E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija Kosta Konkordia

Pronarët e anijes Kosta Konkordia kanë bërë me dije se puna për të rikuperuar kryqëzorin turistik të mbytur në Itali në muajin janar do të nisë muajin e ardhshëm.

“Kosta Krociere”, kompania turistike që operonte “Kosta Koncordia”, ka pajtuar firmën amerikane “Titan Salvage” dhe atë italiane “Microperi”, për të realizuar procesin e ndërlikuar. Ndonëse plani i mëparshëm parashikonte dërgimin e anijes për skrap, tashmë do të punohet për të mbyllur vrimën e shkaktuar nga përplasja me një shkëmb nënujor në det, përpara se kryqëzori të ngjitet në sipërfaqe dhe të lundrojë drejt një porti. Besohet se “Koncordia” do të jetë në gjendje të rikthehet sërish në shërbim si një anije turistike.

32 persona humbën jetën kur krociera u fundos në ujra të cekëta pranë ishullit italian të Xhilios, me më shumë se 4 200 persona në bord. Që prej janarit tragjik, kryqëzori qëndron i përmbysur gjysmë i mbuluar nga uji, vetëm disa dhjetëra metra nga bregdeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›