Mediat belge flasin per nje avantazh te Hollande

Sipas të dhënave të para, edhe pse formalisht ekziston një embargo për publikimin e rezultateve para mbylljes së të gjitha qëndrave të votimit në të gjithë vendin, Holande kryeson në territoret e përtej detot, ku votimet janë mbyllur si dhe në metropolin francez. Të dhënat më të fundit publikohen nga e përditshmja Lë Suar. Por edhe rrjeti televiziv belg RTBF bën të ditur se duke u bazuar në eksit pol-et e para, kandidati socialist rezulton i pari me 28 për qind të votive, ndërsa Sarkozi ka arritur në 26 për qind. Në vend të tretë renditet Marin lë Pen I Frontit Kombëtar i ekstremit të djathtë me 16 për qind, ndërsa kandidati i të majtës radikale Zhan Luk Melenshon është i katërti me 13 për qind. Përfaqësuesi i qendrës Fransua Bero është në vend të pestë me 10 për qind. Ndërkohë po sipas mediave në Bruksel, në territoret e përtej detit, dhe ish vendet koloniale, Holande është në avantazh sistematik ndaj Sarkozisë. E ndërsa në Selinë e Partisë Socialiste Franceze, në rrugën Solferino, mbështetësit e Holandes presin me entuziazëm të dhënat e para, Nikola Sarkozi ëshët mbyllur në Elize vetëm me pak pjesëtarë të stafit të tij electoral.