Praga perfshihet nga protestat

Praga është përfshirë nga një protestë që është cilësuar si më e madhja që prej rënies së komunizmit në vend para 23 vjetësh. Më shumë se 20 sindikata tregtare vendase kanë marrë pjesë na marshimin që filloi nga qendra e kryeqytetit dhe që përfundoi me protestuesit të cilët hidhnin parulla kundë qeverisë. Një nga përfaqësuesit e sindikatave u shpreh se reformat e parashikuara nga qeveria do të rëndonin tek njerëzit e thjeshtë dhe do I kushtonin shumë atyre. Gjatë muajit prill, qeveria çeke ka miratuar një sërë ngritje taksash si dhe shkurtime buxheti në përpjekje për të shmangur krizën që kishte përfshirë dhe kabinetin qeverisës, I cili kishte vështirësi në plotësimin e rregullave fiskale të vendosura nga Bashkimi Evropian. Tre partitë qeverisëse në vend ndodhen në momentin më të vështirë që prej dy vjetësh duke u detyruar të reduktojnë rreth 3 bilion dollarë nga deficiti I vitit 2013. Gjithësesi gjatë javës, qeveria e qendrës së djathtë u përpoq të shmangte kolapsin pas largimit të Karolina Pik dhe aletatëve të saj nga një nga aprtitë e koalicionit. Pavarësisht se ajo ëshgtë shprehur se do të vazhdojë të mbështesë kryeministrin dhe qeverinë e tij, duhet të sigurojë deri të hënën vota të mjaftueshme për të pasur një mazhorancë në parlament, ose përndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Protestuesit kanë kërkuar nga qeveria që të mos vazhdojë me reformat port ë shpallë zgjedhjet e parakohshme.