Bosnje, i shpërthen mina aksidentalisht, vdes eksperti
SARAJEVE- Një ekspert i pastrimit të minave ka gjetur vdekjen dje për shkak të një shpërthimi të një mine toke në Bosnjen veriperëndimore. Sipas medias boshnjake, 35-vjeçari Vahid Zahiroviç shkaktoi aksidentalisht shpërthimin e një mine tokësore kur po pastronte një zonë pranë qytetit Bihaç. Kjo zonë ishte në vijat e frontit gjatë konfliktit të Bosnjes në vitet 90 dhe është ende plot me mina dhe predha të pashpërthyera.
(s.g/BalkanWeb)