E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija e Doxhëve të Venecias

Përdorej çdo vit në ditën e pagëzimit të Doxhëve në krye në Venedikut. Ajo e çonte doxhin në detin Adriatik për të kryer ceremoninë e martesës së Venecias me detin.

Buçintori i parë mendohet të jetë ndërtuar më 1311. E fundit anije historike e këtij lloji ishte ajo që udhëtoi më 1729. Imazhin fantastik të saj e japin tablotë e Canaletto-s dhe Francesco Guardi-t.

Në mars të këtij viti media italiane dha lajmin se me 20 milionë euro do të ribëhej anija veneciane e shkatërruar nga francezët në fund të shtatëqindës, e quajtur “anija më e ektravagante në histori” e gjitha e veshur me ar, e pasur me statuja, kristale, kadife. Punimet kanë filluar në prill të vitit të kaluar dhe mendohet të zgjasin dy vjet. Disa sipërmarrës privatë do ta rikonstruktojnë për ta bërë siç ka qenë, me qëllim krijimin e një “muzeu lundrues”. Mendohet të jetë e njëjta: e gjatë 34 m e 80 cm, e gjerë 7m e 30 cm, e lartë 3m e 90cm, me 42 rrema të gjatë, ku rremonin 168 rremtarë. Mund të mbante 450 vetë.

Bucintoro i Venecias, emër që vjen nga “burcio d’oro”, e anije e artë, u shfaq për herë të fundit me Dukën e fundit më 1796. Më 1798, me urdhër të Napoleonit ajo u shkatërrua nga ushtarët francezë për të simbolizuar fitoren e pushtimit të Venecias.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›