E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro dhe Bici, mision i perbashket: debutim me fitore

Sot do te luhen ndeshjen e para te turit te dyte te Kupes se Shqiperise. Ekipet pretendente per te fituar kete trofe do te luajne me kundershtare relativisht te lehte. Ekipi fitues i sezonit te kaluar Vllaznia do te jete mysafire ne Librazhd, ku perballe do te kete Sopotin vendas, pa shume pretendime. Ekipi kampion ne fuqi, Dinamo, qe fitoi ne derbin e fundit ndaj Partizanit do te udhetoje drejt Patosit, per t'u perballur me Albpetrolin qe luan ne dy kategori me poshte. Kryesuesja e Kategorise Superiore, Tirana pati nje udhetim te veshtire dje pasdite, por jo nje kundershtar te tille ne ndeshjen e pare te kupes. Shorti e ka vene ekipin e Slishkovicit perballe me Terbunin e Pukes.

Partizani

Partizanit ka udhetuar qe dje drejt Tepelenes, ku perballe do te kete ekipin vendas qe ndodhet ne pozita te veshtira. Trajneri i emeruar dy dite me pare ne krye te Partizanit, Shpetim Duro te bej debutimin me te kuqte ne kete ndeshje te kupes. Ish-trajneri i U-17, ne drejtimin e Partizanit, do te kete nje mundesi te mire qe ta nise me fitore, qe iu mungon fitorja qe prej javes se pare te kampionatit. Edhe ne javen e fundit Partizani humbi me Dinamon, rezultat qe solli largimin e trajnerit Hasan Lika.

Lushnja

Pas shkarkimit te Saimir Malkos drejtimin e Lushnjes e ka marre nje trajner i njohur i kampionatit tone, Vasi Bici, i cili ashtu si edhe trajneri i Partizanit, Duro, synon te arrije fitoren e pare ne ndeshjen debutuese me Lushnjen. Bici do te udhetoje bashke me ekipin drejt Cerrikut, ku do te luhet ndeshje e pare e kupes. Nuk do te jete e lehte, pasi Turbina Ekipi i tij do te luaje perballe Turbines, ne nje ndeshje jo te lehte. Gjithsesi Lushnja eshte favorite per ta kaluar turin e dyte dhe Vasil Bici pas dy humbjeve ne kampionat ka shans t'iu riktheje rezultatet pozitive "lagunareve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›