E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija e Rezart Taçit filloi shkarkimin pa paguar doganënNga TemaMë në fund të gjitha pengesat kanë rënë dhe Rezart Taçi ka futur anijen e tij me naftë kontrabandë, pa paguar kështu asnjë detyrim ndaj shtetit. Prej ditësh anija “Athina”, me destinacio

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Anija e Rezart Taçit filloi shkarkimin pa paguar doganënNga Tema

Më në fund të gjitha pengesat kanë rënë dhe Rezart Taçi ka futur anijen e tij me naftë kontrabandë, pa paguar kështu asnjë detyrim ndaj shtetit. Prej ditësh anija “Athina”, me destinacion ARMO-n, në bordin e së cilës ndodheshin 53 mijë fuçi naftë e përpunuar, ishte raportuar se kishte naftë të papërpunuar krudo, duke i shmangur kështu shtetit rreth 7 milionë euro detyrime. Zyrtarë të doganës së Vlorës nuk kishin lejuar që të nafta të kalohej kontrabandë, duke u bërë kështu pengesë për Rezart Taçin. Madje, tri ditë më parë i kishin kërkuar atij që të bënte pagesën, për shkak se nafta ishte e përpunuar. Por dje, me një urdhër tjetër të drejtorit të doganës, Taçi ka nisur shkarkimin e anijes pa bërë pagesën.

Anija kontrabandë

Anija “Athina”, me destinacion ARMO-n, ka 53 mijë fuçi naftë të raportuar si naftë të papërpunuar krudo, ndërkohë që dyshohet se ajo është naftë e pastër. Duke raportuar 53 mijë fuçi naftë të pastër për naftë krudo presidenti i ARMO-s, Rezart Taçi, shmang mbi 7 milionë euro detyrime financiare për shtetin shqiptar, që burojnë nga çmimi i naftës D1, që ai ka realisht dhe akciza e saj. Në manifestin e anijes, dorëzuar tek autoritetet portale, thuhet se nafta, në sasi mbi 8 mijë tonë, është naftë bruto, e papërpunuar ose siç i thonë në gjuhën e tregtarëve të naftës, “naftë virxhine”. Edhe nëse kjo do ishte e vërtetë, atëherë anija duhet të bllokohet dhe të kthehet mbrapsht, pasi qeveria shqiptare ka marrë vendim të mos lejojë futjen e naftës së papërpunuar nga jashtë Shqipërisë. Kjo naftë e ka sasinë e squfurit 1500 mg/për litër nga 10 që e ka nafta e mirë që shitet në treg.

Por ekspertë që kanë parë nga afër naftën thonë se ajo është naftë shumë e mirë D1 dhe se deklarimi i ndryshëm është bërë për të fshehur akcizën që duhet të paguajë anija. Kjo përbën një vepër të mirëfilltë penale dhe Rezart Taçi duhet t’u dorëzohet autoriteteve të prokurorisë për t’u hetuar për deklarim të rremë dhe përpjekje për kontrabandë.

Letra për Berishën

Pas botimit në gazetën “TemA” të fakteve mbi përpjekjet e Rezart Taçit për të futur naftën kontrabandë, të quajtur si krudo oil, ai i drejtohet kryeministrit Berisha me një letër në datën 20 korrik, në të cilën deklaron se anija e tij është duke kryer procedurën doganore dhe ka të ngarkuar krudo oil. Për këtë arsye Rezart Taçi i kërkon Berishës që kjo ngarkesë të konsiderohet lëndë e parë dhe të përjashtohet nga taksat doganore.

Letra përmban numër protokolli 2007/092 dhe është dërguar në datën 20 korrik 2009.

Rezart Taçi i kërkon që kjo ngarkesë, pra nafta e papërpunuar e tij, të trajtohet sipas Kodit doganor 27101931, që është një nomenklaturë, e cila përjashton lëndët e para nga taksimi. Rezart Taçi kërkon që Berisha të injorojë faktin që ky është mall i akcizës dhe ta trajtojë si lëndë ndërtimi apo lëndë të tjera të para për industrinë.

Por skandali në të vërtetë nis me Genc Rulin. Letra e Rezart Taçit drejtuar Berishës për të shpëtuar nga taksat ngarkesën, bazohet në një letërkëmbim të tij me Genc Rulin më 10 korrik 2007, në të cilin Ruli i miraton atij praktikisht futjen e naftës krudo në vend duke e këshilluar që nga ajo të prodhohet vetëm gazoil. Letërkëmbimi i Rezart Taçit me Genc Rulin mban numër protokolli 5774, dt. 10.7.2009. Sipas Rulit, nga përpunimi i kësaj nafte bruto të importuar, duhet të prodhohet vetëm gazoil me Kod doganor përkatës.

Pra, e gjithë kjo tregon qartë se skema e futjes së naftës kontrabandë ka qenë e mirorganizuar nga bashkëpunimi i Genc Rulit me Rezart Taçin. Nga ky bashkërendim, shteti shqiptar humbet mbi 7 milionë euro dhe është çështje e Rulit dhe Taçit se si ndahen këto fitime.

Por, me gjithë këto veprime tërësisht antiligjore, ata kanë përpara dhe një pengesë serioze. Fleta e analizave që shoqëron mallin me numër 7700-0072-09, e kryer nga laboratori “Intertek”, dëshmon se nuk kemi të bëjmë me naftë krudo, por me naftë të përpunuar. Kjo fletë analize tregon se densiteti i ngarkesës është 082.2, çka dëshmon se nafta është e përpunuar. Ndërkohë, niveli i squfurit në të, sipas analizës që e shoqëron, është 012, ndërsa standardi ynë është 0035.

Analizat e bëra nga laboratori “Intertek”, që shoqërojnë mallin, tregojnë se nafta është ngarkuar nga terminali i Batumit në Gjeorgji, dhe është shkruar se është naftë krudo oil me destinacion ARMO-n në Ballsh.

Gazeta “TemA” ka siguruar tashmë dosjen e plotë të manifestit të ngarkesës së anijes dhe letërkëmbimin e ARMO-s me Berishën dhe Rulin.

Këshstu Berisha shkel ligjet që ka miratuar vetë duke futur në treg naftë krudo, ndërkohë që “Albpetrol” apo “Bankers” kanë gjendje rezervë nga nafta jonë, të cilën Rezart Taçi nuk e merr dot më, se ka rreth 50 milionë euro borxh tek ata.

Skandalet e tjera të ARMO-s

Rezart Taçi, pronar i ARMO-s, nuk merr dot naftë të papërpunuar nga “Albpetrol” apo “Bankers Petroleum”, pasi ai u detyrohet atyre shuma që respektivisht shkojnë në 30 milionë dhe 20 milionë euro. ARMO po ashtu u ka borxh tatimeve në Shqipëri, pasi prej janarit, sipas ligjit, nuk ka deklaruar sasitë e naftës së marrë, çmimet e tyre dhe nënprodukteve, mbi bazën e të cilave shteti shqiptar duhet të llogarisë detyrimet ndaj tij. Në favorizimin e tij është përfshirë direkt Ministria e Ekonomisë dhe përgjegjësi kryesor mbetet ministri Genc Ruli.

Ndërkohë, sa herë që Rezart Taçi tenton të bëjë aksione të tilla të paligjshme, përpiqet të hutojë opinionin publik me lajme që s’kanë asnjë të vërtetë. Rasti i fundit është përpjekja e tij për të blerë ekipin e Bolonjës. Është e njëjta gënjeshtër që u shfaq vjet për ekipin e Livornos apo para disa muajsh për blerjen e “Sheratonit”.

Vendimi i qeverisë për monopolin e dhënë Taçit, antikushtetues

Vetëm pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi një vendim të qeverisë që i jepte ARMO-s dhe Rezart Taçit monopolin për tregtimin e naftës D2. Gjykata e quajti vendimin antikushtetues. Vendimi nr. 52, datë 14.01.2009 “Për cilësinë e lëndës djegëse gazoil (Diesel), të prodhuar nga rafinimi i naftës bruto, të nxjerrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe të tregtuar për automjete rrugore e gjeneratorë” ishte ankimuar nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve.

Kushtetuesja ka arritur në përfundimin se vendimi i qeverisë kufizon liritë ekonomike e krijon një treg monopol.

“Gjykata konstaton se vendimi i kundërshtuar duke lejuar tregtimin e të njëjtit produkt me sasi të ndryshme squfuri, duke lejuar tregtimin e një produkti nga shoqëria ARMO të ndaluar për operatorët e tjerë dhe duke iu imponuar subjekteve tregtare që janë anëtare të kërkuesit dhe që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, të pajisura me “leje tregtimi të llojit A”, blerjen e produktit Diesel D2 pranë një operatori të vetëm, nëse duan që këtë produkt të vazhdojnë të shesin, krijon në treg një monopol në favor të shoqërisë ARMO sh. a., dhe për pasojë cenon lirinë e importimit dhe eksportimit të mallrave dhe shërbimeve, duke kufizuar kështu lirinë e tyre ekonomike”, - thuhet në vendimin e GJK.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›