E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktori bën ligj kundër fjalorit të SandritNga Antena brenda familjesSandri u trondit dje seriozisht me lajmet nga Tirana. Aty ku është me pushime në SHBA, mësoi për vendimin e djeshëm të qeverisë për të lejuar martesat gay. Në fillim mendoi se mos i

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Doktori bën ligj kundër fjalorit të SandritNga Antena brenda familjes

Sandri u trondit dje seriozisht me lajmet nga Tirana. Aty ku është me pushime në SHBA, mësoi për vendimin e djeshëm të qeverisë për të lejuar martesat gay. Në fillim mendoi se mos ishte ndonjë shaka e doktorit për të mbushur shtypin me lajme, ngaqë ishte vetëm dhe nuk ishte Sandri aty. Po Fevziu ia shpjegoi që ky ligj ka shumë rëndësi për integrimin në Evropë.

- Ore ti qenke k..., - i tha Sandri. - Që na pengojnë ca b…q… ne të hyjmë në Evropë, kjo dihet, po jo këta që duan të martohen me njëri-tjetrin.

- Sandër, mos u nxeh kot, se këtë e di mirë, ma ka thënë dhe Solana, kur e takova herën e fundit, madje dhe Barroso që e kisha një herë në avion në biznes-klas, kur vija nga Brukseli, se kisha blerë një palë këpucë 350 euro, dhe hymë në muhabet se më tha: “Ku i ke blerë?” Këtë më tha, pastaj tha që “duhet të legalizoni këto martesat gay”. Në fakt është skandal, se te ne i persekutojnë.

- B...q..., o, po si o i persekutojmë, pse, ç’i ka gjetur? Sikur e dimë ne cilët janë dhe i persekutuam. Ne b..q u themi këtyre që ia dredhin doktorit, s’kemi gjë me këta që e bëjnë nga pas.

- Shiko Sandër, se është skandal në fakt, se ky është ligj shumë i rëndësishëm, se ma ka thënë kaq herë dhe ambasadori holandez, se isha një ditë aty dhe bëmë bisedë lirshëm, kisha blerë një këmishë me ngjyra të forta unë nga këto të Armanit dhe më pyeti ku e kam blerë, dhe unë për t’i bërë qejfin i thashë në Holandë, në fakt e kisha blerë në Firence, ishte atëherë kur shkuam bashkë, po e mban mend, dhe që mos ta ndërpres fjalën, më tha “i kam shumë zili njerëzit që s’kanë paragjykime për gay”-të. Unë në fakt u hutova, thashë ç’ne unë gay, nga e kupton ky, po pastaj e pashë që ai e kishte me këmishën, se më tha që “në Holandë këto i blejnë homoseksualët, i kanë shumë për zemër” dhe bëmë plot gallatë, po në fakt ishte i shqetësuar për këtë ligjin.

- Ore, ç’më ngatërron me këta të huajt, ç’punë kemi ne me këtë punë. Pak devijime kemi ne nga kushtet e BE dhe b...q... na ngelën. Ne i kemi mut punët me vizat, me korrupsionin, me zgjedhjet dhe gay-të na mbetën pa plotësuar.

- Po mirë o burrë, kushte janë dhe këto, duhen bërë.

- Si o duhen bërë? E kupton ti, ç’nuk i kanë thënë Sali Berishës, i kanë thënë “qeveri e Gërdecit”, “qeveri e Shkëlzenit”, “qeveri e Argitës”, “qeveri e hajdutëve”, tani t’i thonë dhe “qeveri e b…q...-rve”?!

- Po jo mo burrë, se s’ka lidhje kjo, ky është kusht dhe aq.

- Ou, Fevzo, ti ia fut p… . Po marr vetë doktorin, ta pyes një herë.

Pak minuta më vonë doktori po i shpjegonte Sandrit rëndësinë e ligjit. Po i shpjegonte se duhet bërë kurorëzimi i parë, se ndryshe BE nuk e quan.

- Sandër, na kanë kritikuar për dy standarde. Na thonë që bëni ligje dhe nuk i zbatoni. Dhe dyshojnë se nuk do ta zbatojmë dhe këtë. Duhet doemos të bëjmë një martesë në një kishë, ta besojnë.

- Po pse në kishë doktor? Këtu më shumë traditë myslimanët kanë pas për këtë punë. Kavaja dhe Elbasani shquhen si traditë. Duhet me i thënë këtij Lul Bashës të gjejë ndonjë çift në Elbasan.

- Ore, s’e ke keq ti, se ai s’ka as komplekse, se nga Holanda vjen.

- Thuaj mor atij, o gjej një çift, o të martuam ty, thuaj, se s’ke as gruan këtu.

- Atë mos ia thuj dy herë, - tha Berisha, - se s’i dihet ç’na ndodh, po mrekulli do ishte të kishim një martesë në qeveri. Sandër, e ka çdo qeveri evropiane. E kanë pas anglezët, irlandezët, gjermanët, danezët, holandezët, të gjithë.

- Ore, ne b...q... kemi plot, po thuaj kush e pranon zyrtarisht, - tha Sandri.

- Sandër, dëgjo, mirë që ma kujtove. Tani o zotëri këtë fjalorin do ta ndryshosh pak. Këtë fjalën b...q... që përdor, prej sot ta ndalon ligji. Këta quhen gay dhe duhen respektuar, ndryshe nuk hyjmë në Evropë.

- Po mirë o doktor, kur të dal jashtë po i quaj gay, në Shqipëri ne b...q... u themi.

- Jo Sandër, e ke gabim, se bëhet fjalë dhe për martesat mes femrave. Duhet parë dhe ndonjë mundësi mes tyre.

- Për ato s’di ç’të them. ǒtë kam dhënë unë, i njoh se shkojnë me burra. Po ke gjet vetë ndonjë të tillë, gjeje. Po ti pse s’thua që paske bërë ligj vetëm kundër meje, se këtyre gjithë shqiptarët b...q... u thonë, sado t’i mbrosh ti me ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›