Tallja me shqiptarët Nga Agim ZekaPardje dëgjova në lajme se Evropa na ka caktuar detyrën e radhës: qeveria duhet të hartojë një ligj për të pranuar me ligj martesën e shqiptarëve të të njëjtit seks. Siç e komentoi një media e madhe, BE detyron qev
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Tallja me shqiptarët Nga Agim ZekaPardje dëgjova në lajme se Evropa na ka caktuar detyrën e radhës: qeveria duhet të hartojë një ligj për të pranuar me ligj martesën e shqiptarëve të të njëjtit seks.
Siç e komentoi një media e madhe, BE detyron qeverinë e djathtë të Shqipërisë të pranojë këtë kusht për të arritur liberalizimin e vizave. Dhe kështu pra, qeveria nga “konservatore” na u shndërrua në liberale, kuptohet, për të mirën e lëvizjes së lirë të shtetasve të saj, ashtu siç u premtua gjatë fushatës zgjedhore.
Detyra e shtëpisë më e re për qeverinë shqiptare, martesa e burrave me njëri-tjetrin, pa realizimin e së cilës zor do të lëvizim të lirë në vendet e Evropës së lirë e demokratike pa pasur nevojë për një vizë, më duket jo e çuditshme, tallëse apo fyese, por poshtëruese.
Në një kohë kur shqiptarët kanë pritur dhe vazhdojnë të presin që BE të detyrojë (në kuptimin më të plotë e shtrëngues) qeverinë shqiptare të bëjë zgjedhje vërtet të lira, të ndershme e demokratike e mbi këto të zgjidhë përfundimisht problemin e pronës së ligjshme që iu mor padrejtësisht shqiptarëve nga ish-regjimi kriminal apo problemin e dëmshpërblimit dhe rehabilitimit të të përndjekurve e të burgosurve të shumtë politikë, sikurse të mbyllë njëherë e përfundimisht e juridikisht hesapet me ish-regjimin, duke larguar nga skena (parti, qeveri, parlament, gjykatë, prokurori e çdo institucion) lloj-lloj spiunësh sigurimsa e ish-hetues, prokurorë, gjykatës (gjithfarëlloj kriminelësh). Ajo, pra, Evropa plakë, na kërkon të shkojmë nëpër dasmat e ardhshme të homoseksualëve.
Nëse vërtet pa këtë kusht unë nuk do të lëvizja i lirë nëpër Evropë, më mirë do të vazhdoj të qëndroj nëpër radha duke plotësuar 100 kërkesat që do të më duhen për të patur vizën time të ëndërruar.