E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanaderi më 9 maj sërish në gjykatë

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 15:00

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, më 9 maj do të gjendet sërish para gjykatës në Salzburg, kur edhe pritet të merret vendimi për ekstradimin e tij në Kroaci.

Nënkryetari dhe zëdhënësi i gjykatës, Imre Juhaz, i tha agjencisë austriake të lajmeve, APA, se gjykatësja, Klaudia Lehner, ende është duke pritur dokumentet nga Kroacia dhe se nëse dokumentet arrijnë deri më 9 maj, mund të merret vendimi për ekstradimin e tij.

Në këtë seancë do të vendoset edhe për masën e paraburgimit për Sanaderin.

Në seancën e fundit, më 8 mars, gjykata vendosi që të vazhdojë për dy muaj paraburgimin e Sanaderit.

Sanader po mbahet në paraburgim që nga 10 dhjetori, pasi që u arrestua me kërkesën e gjykatës së Kroacisë, e cila e akuzon atë për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›