E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lufta greko-shqiptare” në parlament

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 14:00

Një seri e fortë debatesh ndodhi në Parlamentin grek, mes anëtarit të partisë së ektremit të djathtë LAOS, Andonis Georgiadis dhe Kryetares së këshillit të Shoqatave shqiptare të Greqisë, Flutura Tafilaku.

Në takimin e Komitetit për çështje të migracionit, deputeti Georgiades, që është edhe anëtar i këtij Komisioni, përdori tone të larta, kur zonja Tafilaku me ironi kërkoi fjalën të sqaronte deputetin në fjalë për numrin e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Gjithçka nisi kur Georgiades deklaroi: "Unë ju pyes a keni ndonjë përshtypje për numrin e shqiptarëve në Greqi, gjë që nuk e di, pasi këtu çdo ditë kalojnë kufirin mijëra shqiptarë të cilët riatdhesohen prapë. Jemi duke folur në Parlamentin grek dhe nuk ka vend për ironi ", tha ai në përgjigje të zonjës Tafilaku.

Presidentja e Këshillit të Shoqatave shqiptare të Greqisë, deklaroi: "Ne jemi 700 000 shqiptarë në Greqi. Përse nuk e dini ju zotërinj? Ne duam të na ndihmoni. Emigrantët shqiptarë kanë dhënë shumë për ekonomisë greke. Ne paguajmë tatimet dhe sigurimet. Ne kemi ndërtuar Greqinë, kemi mbajtur fëmijët dhe prindërit tuaj. Sigurimet shoqërore në Greqi ekzistojnë për shkak të shqiptarëve"

Ngritja e problemit të Sigurimeve Shoqërore shkaktoi sërish reagimin e anëtarit të LAOS-it, Georgiadis, i cili u përgjigj: "Sigurimet Shoqërore (IKA) kanë ekzistuar që nga viti 1936, nuk i keni krijuar ju. E pranoj kontributin tuaj, por IKA ka ekzistuar 60 vjet më parë. Gjithashtu para se ju të vinit në Greqi, kemi pasur fëmijë e prindër dhe jemi kujdesur vetë për ta”.

Sipas medieve greke, Tafilaku duke përfunduar tha se "Greqia dhe Shqipëria ndajnë afërsisht të njëjtën histori”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›