E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task-Forca Antiduhan nis kontrollet per zbatimin e ligjit

Duke filluar nga kjo javë, të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin për ndalimin e duhanit në ambientet publike, do të ndëshkohen rëndë.

Task-Forca e ngritur posaçërisht për këtë çështje, ka nisur kontrollet në terren dhe për çdo shkelje që do të konstatojë, do të vendosë gjobë, vlera e të cilës shtohet me 2% për çdo ditë në rast se nuk paguhet brenda dhjetë ditësh.

Afati përfundimtar për shlyerjen e saj është një muaj nëse ajo vazhdon të mbetet e papaguar edhe përtej kësaj kohe juristët e Task-Forcës do t’ia përcjellin dokumentacionin gjykatës së rrethit e cila më pas lëshon urdhrin e ekzekutimit.
Ndërkohë, tashme edhe qytetarët mund të denoncojnë shkeljet e ligjit anti-duhan në numrin e telefonit 0663009999.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›