Anija kozmike Discovery do ulet në Florida
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka lejuar zbritjen në tokë të anijes kozmike Discovery.
NASA arriti në përfundimin se një pjesë e vogël e anijes që ishte dëmtuar nuk paraqet rrezik për uljen.
Anija me shtatë astronaut në bord pritet të ulet gjatë ditës në Kejp Kanavarel në Florida të Shteteve të Bashkuara./