E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, zjarret në Kolorado, raportohet për dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në shtetin perëndimor amerikan, Kolorado. Flakët kanë përfshirë një territor prej rreh 7 mijë hektarësh, në perëndim të qytetit, Kolorado Springs, që ka një popullsi prej më shumë se 400 mijë banorësh, dhe ndodhet 80 kilometra në jug të Denverit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, vizitoi zonat e prekura nga zjarri dhe ka premtuar ndihmë federale. Kolorado po ballafaqohet me pasojat e zjarreve më të këqia që mbahen mend. Presidenti e përfundoi qëndrimin në Kolorado, me vizitën e personave të evakuuar në një strehim emergjent , në kujdesin e Kryqit të kuq amerikan.

Ndërkaq FBI po zhvillon hetime nëse shkak i ndonjë prej vatrave të zjarrit mund të jetë nga aktiviteti kriminal. Më herët, presidenti i SHBA-së, Barak Obama, shpalli gjendjen e “fatkeqësisë natyrore” në shtetin perëndimor të Kolorados, ku zjarret kanë shkatërruar 346 shtëpi, ndërsa janë evakuuar afro 35 mijë banorë. Këto zjarre janë përshkruar si më të rrezikshmet dhe shkatërrueset, që kanë goditur pjesën perëndimore të Amerikës me dekada.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›