E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme në Irak, të paktën 13 të vrarë

Zyrtarët e sigurisë thonë se nga sulmet me armë dhe me bomba, gjatë ditës së djeshme në Irak, janë vrarë së paku 13 persona dhe plagosur më shumë se 50 të tjerë.

Nga shpërthimet në Balad afër kryeqytetit Bagdad, mbrëmë vonë, u vranë së paku shtatë vetë.

Më herët, në Bakuba, personat e armatosur kanë sulmuar një pikë të sigurisë duke vrarë katër persona. Në këtë qytet u vra edhe një ushtar dhe një civil.

Dhuna në Irak kishte shënuar rënie, pas arritjes së kulminacionit në vitin 2006-2007, por megjithatë sulmet vazhdojnë të jenë akoma prezente.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›