E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në Greqi, Merkel bisedon me Papuliasin

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “ANSA” e cila citon zëdhënësin e Merkelit, Georg Streiterin.
       
“Kancelarja i përsëriti sërish kreut të shtetit grek se Gjermania dhe partnerët e saj evropianë presin që pas zgjedhjeve të 17 qershorit të mund të formohet sa më shpejt një qeveri e aftë për të menaxhuar situatë”, tha zëdhënësi.
       
Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek të qeverisë së tranzicionit, të cilit i bëri të qartë mbështetjen për Greqinë. Westerwelle foli gjithashtu për rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve nga ana e Athinës duke theksuar se nuk do të ketë rinegocime.

Biseda e Merkelit me Papuliasin vjen pak orë para se të fillojë Samiti i G8-ës në Kamp David (SHBA), ku Merkel pritet të vihet nën presionin e liderëve botërorë për të ndryshuar kurs pasi plani i saj për kursime në Evropë ka dështuar.

                                                                                             2012-05-18 17:16
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›