E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija shqiptare bllokohet në Libi, apeli në News24. Reagon pronari

TIRANE-

Pas alarmit në TVNews24 reagon Pronari i anijes

Ora 15:00-Pas sensibilizimit të TVNews24 për anijen shqiptare me 13 shqiptarë në bord të bllokuar në portin e Libisë, pronari i anijes Alban Tepshi reagoi me ane te nje telefonate në TVNews 24 duke premtuar se do të zgjidhë të hënën cështjen me anijen “Brustel”. “Do i kthej shëndoshë e mirë të gjithë”, tha Tepshi, pronar i kompanisë “Bruno” shpk.
Tepshi u shpreh se bllokimi nuk ka ardhur si pasojë e borxheve që ai ka ndaj autoriteteve të Libisë. “Nuk ka asnjë detyrim të papaguar. I kam paguar të gjitha detyrimet. Anija po pret ngarkesën ndaj është vonuar. Ngarkesa do të bëhet në Itali dhe pritet të bëhet të hënën”.
Sa i përket akuzave të ekuipazhit se anija është e vjetër dhe e amortizuar, Tepshi hedh poshtë këtë fakt duke u shprehur se “është anija më e re nga të gjitha anijet shqiptare të mallrave”.
Tepshi shton se do të paguajë edhe shpenzimet e një prej anëtareve të bordit të anijes që ka pësuar një fatkeqësi në familjn e tij në Shqipëri. “Me paret e mia do ja paguaj gjtihcka”, tha Tepshi.
Po ne lidhje telefonike pas telefonates se Tepshit, reagon Armando Ulqinaku, kapiteni i anijes. I ndodhur ende ne Libi, kapiteni qe beri te ditur situaten e veshtire ku ndodhej u shpreh se shpreson qe te zgjidhet cdo gje shpejt. "Pas alarmit qe beme ne TV, pronari na kontaktoi me telefon dhe na premtoi se do te zgjidhe cdo gje dhe do veproje te henen". Ulqinaku theksoi se anija eshte vertet e amortizuar dhe kushtet ne te cilat punojne jane mese te veshitra. "Mjafton ´qe nje teknik te beje verifikimet, se kjo dallohet qarte" tha Ulqinaku.

Anija me 13 shqiptarë "peng" në Libi, pronari nuk paguan borxhet

Ora 13:00-Një anije shqiptare me 13 persona në bord ka mbetur e bllokuar në një port të Libisë për shkak se kompania nuk u paguan detyrimet doganore.
Kapiteni i anijes, Armando Ulqinaku bëri të ditur nëpërmjet telefonit për TVNews24 se anija shqiptare “Brustel” e kompanisë “Bruno” shpk ndodhet prej një muaji në Portin Nisurata të Libisë.
“Që nga data 22 Janar kemi ardhur në portin e Libisë nga Tunizia dhe nuk mund të largohemi nga këtu pasi agjencia e udhëtimit nuk pranon të na japë dokumentat e anijes, pasi kompania i detyrohet në shumën 39 mijë euro”.
Ulqinaku shpjegon se ka kontaktuar me menaxherin e firmës para 4 ditësh dhe asnjë kompromis nuk është rënë mes tyre. Gjendja është rënduar së tepërmi ditën e djeshme kur njërit prej anëtarëve të bordit i vdiq gruaja në Shqipëri nga një sëmundje e rëndë dhe agjencia nuk pranoi riatdhesimin e tij më asnjë kusht. “Ctë bëjmë, vdekja ndodhi mbrëmë, personi nuk lëviz dot nga Libia. Mbetemi peng i kompanisë që na ka lënë në mëshirë të fatit pasi nuk na mundëson kthimin ne atdhe. Pronari nuk na hap telefonin”, tha Ulqinaku.

Anija “Brustel” është një anije transballkanike dhe merr ngarkesa të përgjithshme. Në bordin e saj ndodhen 13 shqiptarë. Udhëtimet e gjata nuk janë të parat për këtë anije.

Kapiteni rrëfeu për TVNews24 se qe në datën 22 që kur hynë në portin Nisurata, për disa ditë u ankoruan aty, pasi autoritetet portuale nuk i lejuan të hynin në kalatë. “Kemi kaluar dhe një stuhi të madhe gjate qendrimit ne ato kushte dhe jeta jonë rrezikoi seriozisht, por ai rrezik tashmë kaloi. Më i madhi erdhi më pas, që edhe pasi u hymë në kalatë dhe morëm furnizime me ushqime, karburant, sende që na mungonin prej ditësh nuk mund të largoheshim dot, ndaj apelojmë nëpërmjet Tv tuaj që të na ndihmojnë”.
Kapiteni shpjegon se situata do të zgjidhej vetëm nëse paguhen detyrimet. Sipas tij cështja i është bërë e ditur dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Anija kishte udhëtuar nga Tunizia në Libi dhe kishte destinacion Italianë, në bordin e të cilës ndodhen mallra të ndryshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›