Rama me gazetarët në Shkodër: Hetim të plotë zgjedhjeve
TIRANE- Partia Socialiste nuk heq dorë nga hetimi i plotë i procesit zgjedhor të 28 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama e ka përforcuar qëndrimin e tij ndaj cështjes së kutive edhe në Shkodër, gjatë një takimi me gazetarët e këtij rrethi.
“Arsyeja pse ne refuzojmë të bëhemi pjesë e këtij parlamenti duke e mbyllur kapitullin e zgjedhjeve të shkuara është sepse ne duam të ndërtojmë një besim të ri të njerëzve tek zgjedhjet duke garantuar jo thjesht atë që shkruajmë në ligj por me një proces transparence dhe nxjerrje përgjegjësish që ajo që ndodhi nuk do të ndodhi prap. Problemi ynë nuk është me ligjin elektoral por me zbatimin e tij. Ligji nuk mund të zbatohet më mirë më qoftë se ata që janë të përfshirë në administrimin nuk e kanë vetëdijen se në komisionet e votimit, në komisionet e numërimit dhe në KQZ nuk përfaqësojnë vullnetin e partive por ligjin në radhë të parë. vetëm kur kutitë të hapen, kur procesi të bëhet transparent , kur përgjegjësitë të nxirren bazuar mbi faktet e gjetura në kuti, vetëm atëherë korrupsioni që i mbyt zgjedhjet në Shqipëri do të sprapset” thekosi Rama.
Numri një i PS është prononcuar edhe për nivelin e dëmshpërblimeve për familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Shkodër , duke konsideruar tallës dhe sa për të kaluar radhën dëmshpërblimet e qeverisë.
Përsa i takon tryezës së Presidentit, Rama ka pohuar se tryeza ka vlerë për aq kohë sa ofron shansin për mirëkuptim.
Zgjedhjet e hetuara pa kutitë do të ishin një cungim, përfundoi lideri socialist.
(e.n/news24/BalkanWeb)