E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija shqiptare rrezikon mbytjen

Greqi- Anija shqiptare me 15 persona ne bord per pak sa nuk eshte mbytur ne ujrat greke te detit Egje. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne Peloponez, ndersa per fat te mire nderhyrja e nje anije greke dhe nje italiane ka shmangur tragjedine. Mjeti lundrues i quajtur "Pukjani", me flamur shqiptar, e ngarkuar me skrap, mesohet se po i drejtohej portit nw ishullin e Poros, ne momentin qe ka pesuar nje defekt. "Rreth dy milje nga porti i Kimit, ne brigjet lindore te ishullit te Evias, ne Peloponez, ajo ka ndaluar lundrimin dhe kapiteni ka lajmeruar kapitenerine e portit per defekt ne motore", njoftoi media greke lajmin e ndodhur diten e djeshme. E gjendur ne mes te detit, anija 500 tonshe ka rrezikuar seriozisht mbytjen edhe per shkak te detit qe ka pasur nje fuqi prej 7 balle dhe koha ka qene shume e keqe. Mesohet se nje 20 vjecar eshte shoqeruar per t'u marre ne pyetje per incidentin.

Pas nje sinjali SOS te leshuar rreth ores 10:00 te mengjesit prej ekuipazhit shqiptar te anijes, jane vene ne alarm autoritetet greke. Ata kane nisur menjehere ne drejtim te anijes, rimorkiatore dhe madje edhe helikopter shpetimi. Zyrtare te kapitenerise greke i thane gazetareve se ne fillim ishte nje anije e vogel e Marines tregtare qe u perpoq ta mbante te lidhur ne nje vend anijen shqiptare, por pa rezultat. Ererat e fuqishme nuk lejuan anijen e Marines te perfundonte misionin e shpetimit. "Rreth ores 11:20 kane mberritur atje nje anije peshkimi dhe nje cisterne me flamur Italian "Petara", te cilat mundesuan rimorkimin e saj", raportuan lajmin televizionet vendase.

Ne pak minuta greket dhe italianet kane stabilizuar situaten e rrezikut ne anijen shqiptare, duke e rimorkuar per ne portin me te afert, ate te Kimit, ne Peloponez.

Nuk ka akoma te dhena se per llogari te ciles kompani kryhej transporti i skrapit ne Greqi. Anija kishte ngarkese te madhe dhe bente transportimin e tij ne Greqi. Ajo ishte nisur nga Shqiperia me destinacion ishullin e Poros, Greqi. Ne rrugen e kthimit, anija shqiptare ngarkohej me tulla dhe hekur te cilin e importonte ne Shqiperi.

Por kapitaneria dhe grupi hetimor i ngritur per kete rast, nuk kane dhene detaje te hollesishme deri ne zbardhjen e plote te incidentit dhe shkaqeve te tij. Menjehere ekuipazhi prej 15 personash qe u deklaruan si shqiptare, eshte sistemuar ne ambientet e portit te Kimit, ne pritje per t'iu nenshtruar seancave te pyetjeve. Paraprakisht u deklarua se shkaku i i ngjarjes ishte nje defekt ne motorin e anijes "Pukjani", ndersa po kryhen hetime per te zbardhur rrethanat.

Precedenti ne Indi

Nje anije shqiptare u fundos ne nje port te Indise nje vit me pare, por ekuipazhi prej 10 shqiptaresh dhe 5 indianesh i ka shpetuar mbytjes. Ngjarja ka ndodhur ne portin Cochin ne Indi, ku anija tregtare "M.V Maria" u fundos pas nje carjeje te bashit. Anetaret e ekuipazhit, 10 prej te cileve ishin shqiptare dhe 5 indiane e kaluan rrezikun dhe u nxoren te sigurt ne toke. Anija, e cila po lundronte nga Shqiperia drejt Kines, krijoi nje vrime, gjate kohes qe ishte ankoruar ne pjesen e jashtme te portit, ku qendronte prej tre ditesh. E ndersa anija kishte filluar te fundosej, kapiteni i saj kishte derguar nje mesazh SOS, e fill pas marrjes se mesazhit, drejt anijes u derguan dy mjete rimorkiuese per operacionin e shpetimit. Anetaret e shpetuar te ekuipazhit u derguan ne spitalin e portit per kontroll mjekesor dhe sipas te dhenave, asnjeri prej tyre nuk eshte i plagosur. Anija shqiptare qe ishte duke transportuar celik, ndodhej gjate rruges se saj drejt Kines. Pas defektit, anija u ankorua jashte gjirit per riparime, ndersa u fundos rreth 500 metra ne veri te portit. Kapiteneria e Durresit u vu ne dijeni, pasi ishte vendi fillestar i nisjes se mjetit per lundrim.

Incidenti ne Karaburun me 2004

Kater vjet me pare ne qytetin e Vlores do te mbytej anija shqiptare "Nikola", e ngarkuar me 1300 tone tulla me destinacion nga Igumenica ne Greqi, per ne Shengjin. Shkak i incidentit u be nje defekt i papritur i shkaktuar nga mbingarkesa, sepse anija nuk mund te mbante me shume se 500 tone, ndersa mjeti doli jashte perdorimit. Anija u perplas ne Karaburun me gjithe ngarkesen, duke u fundosur pergjysme ne uje. Ne anije ka pasur 6 pjesetare te ekuipazhit qe e braktisen para se te ndodhte ndonje tragjedi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›