E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokon 18 makina te vjedhura

Tirane - Makinat luksoze te vjedhura nga jashte vendit, qe leviznin pa problem ne vendin tone, jane vene ne shenjester te policise. Pas urdhrit te nxjerre Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, me daten 23 shtator 2008, aksioni ka startuar ne kryeqytet dhe Shkoder. Nga kontrollet ne te dyja qytet rezultuan plot 18 mjete te vjedhura. Operacioni i koduar "Shtator 2008", i cili eshte shtrire ne te gjithe vendin, ka kaluar ne siten e tij me shume se nje mije automjete. Ndersa objekt i ketyre kontrolleve, qe po kryhen cdo dite nga policia, jane makinat e prodhuara pas vitit 2000 dhe sidomos makinat luksoze, per te cilat policia ka informacion se jane te vjedhura. Denoncimet e qytetareve te huaj, per vjedhjen e makinave te tyre, ka sjelle qe homologet, italiane, franceze, gjermane, etj., ti kerkojne policise shqiptare qe te verifikojne makina luksoze, qe kane hyre ne Shqiperi vitet e fundit. Vetem dje ne kryeqytet, ne kuader te ketij operacioni jane sekuestruar 14 automjete te markave te ndryshme, te cilat kane rezultuar te jene vjedhur kryesisht ne Itali, Gjermani dhe Belgjike. Ndersa ne Shkoder jane sekuestruar 4 automjete te tilla. Automjetet jane te markave te ndryshme si Benz, "Porsche Bokser-S", BME etj te gjitha keto te prodhimit te fundit.

Sekuestrimet

Vetem dje, seksioni kunder Trafiqeve ne kryeqytet ka bllokuar automjetin tip "Golf 4", ngjyre gri, me targa BZ 088EP, i cili eshte bllokuar ne Rrugen e Elbasanit, i vjedhur ne Itali, me 25 shtator 2004. Po ashtu eshte sekuestruar automjetin tip "Porsche Bokser-S", me ngjyre te zeze, me targa ZH 728059. Ai u sekuestrua ne cilesine e proves materiale, pasi nga verifikimet e bera ne sistem, ka rezultuar i vjedhur ne Itali, me 11 shkurt 2005. Per automjetin tip "Audi A6", i cili eshte bllokuar ne Rrugen e Elbasanit, disponoheshin te dhena se ky mjet eshte i vjedhur ne Itali. Po nga ky seksion u bllokua mjeti tip "Benz ML", me ngjyre gri, me targa TR 0266 J, ku nga verifikimi rezulton i vjedhur ne Gjermani ne vitin 2003. Automjetin tip "Mercedes A-170", me targa BT094PM, nga verifikimet e bera rezulton i vjedhur ne Itali me 17 Prill 2004. Per automjetin tip "Benz ML", me targa TR 8038 L, ka rezultuar i vjedhur ne Itali me 11 nentor 2006.

I njejti aksion eshte zhvilluar edhe ne qytetin e Shkodres. Sipas burimeve policore plot 403 automjete luksoze kane kaluar ne siten e policise. Kontrolli nuk eshte zhvilluar vetem ne akset rrugore te ketij qyteti. Nje vale tjeter kontrollesh eshte kryer ne te gjitha pikat e serviseve te automjeteve ne kete rreth, per te konstatuar nese ka klonim te mjeteve dhe falsifikim i dokumenteve te tyre.

Operacioni ne kuader te luftes kunder trafiqeve

Operacioni "Shtator 2008" sipas policise, ka synuar ne perfshirjen e te gjithave strukturave te hetimit te krimit, ne drejtim te intensifikimit te punes, ne parandalimin e trafikimit te mjeteve motorike, goditjen e autoreve te trafikimit te mjeteve motorike, si dhe sekuestrimin e mjeteve motorike te trafikuara, kryesisht ndaj automjeteve luksoze. Verifikimi i ketyre makinave, te gjitha luksoze eshte bere nga uniformat blu, me qellim te kthehen menjehere ne vendin e tyre te origjines.

Ja sekuestrimet ne ditet e fundit

Vetem pak dite me pare, qyteti i Lacit, u zbraz nga makinat luksoze, shumica prej te cilave i bllokuan, nderkohe qe pjesa tjeter jane zhdukur, per te mos u sekuestruar.

Kontrollet per makinat e vjedhura jashte vendit, dhe te sjella ne vendin tone, kane nisur dite me pare. Numri i makinave te bllokuara i kalon te 100 copet. Vetem ne qytetin e Lezhes, pak dite me pare, ne kuadrin e operacioneve te sekuestrimit te makinave, u bllokuan 19 te tilla, qe ishin te prodhimeve te fundit. Nderkohe qe pak dite me pare, epiqendra e ketyre kontrolleve ka qene ne Lac, Elbasan, Fier, etj. Ne perfundim te aksionit jane sekuestruar 33 mjete qe dyshohen si te trafikuara. Ne qarkun e Lezhes ditet e fundit jane bllokuar 21 makina te llojeve te ndryshme, prodhime te pas vitit 2000, ndersa ne Elbasan u bllokuan ne ambientet e komisariatit, 12 automjete. Ne qytetin e Lezhes u bllokuan 19 mjete, nga te cilat tre rezultuan te vjedhura jashte vendit, kurse ne Durres jane sekuestruar 16 makina luksoze pak dite me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›