E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge mes ushqimeve per te denuarin

Burrel- Nje 25 vjecar qe tentonte te fuste droge ne Burgun e Burrelit eshte arrestuar nga policia vendore pasi u kap prej gardianeve ne flagrance. Burime zyrtare nga policia e Dibres thane se Lirim Kasemaj dyshohet se do i dergonte drogen me peshe 3 gram qe dyshohet te jete kanabis sativa, nje prej te afermve te tij qe vuan denimin ne burg. Arrestimi eshte bere rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem, ndersa Kasemaj kishte shkuar ne Burrel per te takuar nje te aferm te tij. Gardianet gjate kontrollit te kryer konstatuan se brenda ne ushqime gjendej edhe nje qese e mbushur me nje bime qe dyshohet se eshte hashash. Kasemaj eshte shprehur se nuk kishte dijeni per drogen, nderkohe qe ka nisur nje kontroll edhe ne qelite ku dyshohej se do te postohej kjo sasi narkotiku. Burime te policise thane se droga eshte derguar ne Institutin Laboratorik te Drogave ne Tirane, per te marre edhe pergjigjen zyrtare se cfare lloj droge eshte. Mbi te ndaluarin Kasemaj rendon akuza e "trafikimit te lendeve narkotike" dhe pritet dalja ne gjykate per masen e sigurise. Po diten e djeshme policia e Dibres arrestoi 29 vjecarin Julian Iskurti, te cilit gjate kontrollit ne banese i eshte gjetur nje automatik model 56 dhe dy krehra me fisheke qe i mbante pa leje.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›