Plagosja per karburantin, pranga ne arrati
Gjirokaster- I dyshuari per plagosjen e bashkefshatarit pas sherrit per radhen e karburantit ne Elbasan mbremjen e se premtes, eshte kapur nga policia e Gjirokastres ne perpjekje per te kaluar kufirin shqiptaro-grek. Burime zyrtare te policise vendore thane se Shyqeri Senja, 59 vjec, me banim ne Dragot te Elbasanit, eshte ndaluar duke u gdhire dita e djeshme, pasi ishte person i shpallur ne kerkim per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve te ftohta". Sipas hetimeve te kryera, 59 vjecari dyshohet se theri me thike afer nje karburanti bashkefshatarin e tij Mitat Dragoti, 41 vjec, i cili ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin rajonal. Pas ngjarjes Senja eshte nisur menjehere drejt Gjirokastres per te kaluar ne shtetin grek, ku punonte si emigrant. Ai ka qene i pajisur me dokumente te rregullta dhe per pune oresh mund te kishte shpetuar nese emri i tij nuk do i ishte derguar pikes kufitare ne Kakavije. Por si pasoje e organizimit ne kohe te punes operative u be e mundur kapja pas disa oresh e Shyqeri Senjes dhe dje i eshte dorezuar uniformave blu te Elbasanit per veprime te metejshme. Ngjarja ndodhi rreth ores 21:30 te se premtes prane nje karburanti ne fshatin Dragot, ku dy personat jane perplasur per radhen e karburantit.
Fatos Salliu
Fatos Salliu