E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija turistike ukrainase lëshon sinjalin SOS

Durrës

Ndërsa anija turke ka dhënë dy herë radhazi sinjalin SOS për shkak të kushteve të këqija në të cilat ndodhet ekuipazhi i saj, një anije turistike ukrainase ka kërkuar ndihmë. Duke lundruar, anija e vogël turistike “Takika” ka përfunduar në cekëtinë në brigjet e Gjirit të Lalzit. Era detare dhe një defekt e kanë çuar drejt bregut anijen që është vënë në rrezik dhe është detyruar të kërkojë ndihmë. Sinjali SOS është kapur nga roja bregdetare, e cila ka dërguar drejt anijes në vështirësi rimorkiatorin “Iliria” që e ka tërhequr drejt detit me tre persona në bord dhe e ka orientuar drejt Portit të Durrësit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›