E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuari i semure peng i institucioneve

Shpetim Karadakliu me probleme te medha shendetesore pret nje vendim se ku do te vuaje denimin


SHKODR - shte ndaluar nga policia me 3 shkurt te ketij viti ne zbatim te nje vendimi te formes se prere te organeve te drejtesise por dergimi i tij ne vendin e vuajtjes se denimit veshtiresohet nga gjendja shendetesore e te denuarit ndersa mungesa e dokumentacionit mjekesor e nderlikon situaten. Shpetim Karadakliu 37-vjec nga Shkodra eshte ndaluar nga policia me 3 shkurt pasi kishte nje urdher ekzekutimi ndaj tij.


Me vendim te formes se prere Gjykata e Apelit ne Shkoder me 29 mars te vitit te kaluar e ka denuar ate me kater vjet burgim per vrasje te mbetur ne tentative. Vendimi eshte marre ndersa i pandehuri per shkak te kushteve te tij shendetesore gjykohej ne gjendje te lire.


Sipas mjekeve 37-vjecari krahas disa semundjeve vuan dhe nga psoriaza dhe paraparezis nje semundje lekure si dhe paaftesi per te levizur ekstremet trupore gjymtyret ne kete rast kembet. Me nje mbipeshe te theksuar si dhe me demtime ne nje unaze vertebrale levizja e tij behet e veshtire.


Policia e qarkut Shkoder deri ne pritje te nje vendimi te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve e ka lene 37-vjecarin ne repartin e kirurgjise ne katin e dyte ne kushtet e izolimit pasi ne paraburgimin e Shkodres kushtet per nje te semure te tille mungojne. Si i denuar nga gjykata 37-vjecari Shpetim Karadakliu ruhet nga police te sherbimit ndersa deri tani eshte bere vetem nje konsulte ku dy mjeke neurologe te psikiatrikut te Shkodres shprehen se 37-vjecari ka nevoje per ndihme te specializuar mjekesore.


Sipas ligjit nje i denuar me vendim te formes se prere nga policia duhet te dorezohet ne institucionin e vuajtjes se denimit konkretisht ne Shenkoll. Por nga burime konfidenciale mesohet se drejtoria e burgut Shenkoll ka refuzuar ta mbaje pikerisht per shkak te gjendjes shendetesore te te denuarit pasi ai vuan nga nje semundje ngjitese.


Mungesa e nje kartele mjekesore te mirefillte per te denuarin Shpetim Karadakliu shtron si emergjente ngritjen e nje komisioni mjekesor ku te behet nje epikrize e plote dhe te vendoset per dergimin e tij ne spitalin e burgut ne kryeqytet. Por drejtoria e spitalit rajonal te Shkodres nuk e ka kompetencen te shprehet per gjendjen shendetesore te nje personi te denuar nga gjykata pasi ajo i takon institucioneve ne varesi te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.


Te gjitha institucionet duke filluar nga gjykata policia prokuroria por dhe vete spitali i Shkodres hedhin pergjegjesine sa tek njeri tek tjetri ndersa juristet shprehen se ka dhe nje zgjidhje tjeter ajo qe gjykata te marre nje tjeter vendim qe lidhet me menyren e vuajtjes se denimit te 37-vjecarit Shpetim Karadakliu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›