Aprovohet projekti i pallatit te sportit ne Fier

Qytetaret e Fierit do te kene shume shpejt nje pallat sporti. shte nje enderr e ketij komuniteti sportdashes i cili qysh prej 20 vitesh nuk ka pare asnjehere ekipet e basketbollit volejbollit boksit apo aktivitete te tjera sportive. Ky projekt do te realizohet ne saje te nje strategjie qe ka Bashkia e Fierit per zhvillimin e ketij qyteti.
Kete e ka konfirmuar vete kreu i bashkise Baftjar Zeqo i cili prezantoi paraditen e djeshme projektin modern dhe shumeplanesh ne kendin e lojerave me dore sot i shkaterruar plotesisht. Kjo ka qene nje kerkese e herepashershme e ketij komuniteti deri edhe te presioni i tyre per te ndertuar nje pallat.
Megjithese me vonese Keshilli Bashkiak ka reflektuar dhe ka hapur driten jeshile per te ndertuar ne qytetin e Fierit nje pallat sporti ashtu si kane qytetet e tjera analoge por edhe ato qe jane me te vogla se qyteti i Fierit per sa i takon popullsise.
Pra u shpreh kryetari Zeqo - shume shpejt do te filloje nga puna ndertimi i ketij pallati nderkohe qe do te kete edhe nje objekt tjeter per sportin e rende sic eshte boksi si dhe eshte gati edhe nje kalceto e lojerave me dore qe do te jete ne pjesen jugore te stadiumit ne lagjen 8 Shkurti te ketij qyteti.
Ndersa Manol Goga shefi i urbanistikes prane Bashkise i cili eshte dhe nje nga projektuesit tha se tashme eshte hapur rruga per te filluar procedimin per ndertimin e ketij pallati ku trualli eshte i bashkise. Ky pallat - tha Goga - nuk do te kete vetem aktivitete sportive por edhe spektakel nepermjet koncerteve apo shfaqjeve te tjera.
Nderkohe qe ambientet e jashtme do te jene me parqe te gjelberuara duke futur ketu edhe sistemin e lumit Gjanice qe gjithashtu ka nje projekt te bukur. Mbi kete lume do te ndertohet nje ure qe do te lidhe qendren e qytetit me kete zone e cila do te behet shume masive per vete faktin e zhvillimit te shume aktiviteteve ne kete pallat sporti bashkekohor.