Anijet ustarake ruse në ishujt e kontestuar

Rusia ka njoftuar të mërkurën se do t’i nisë dy anije të Marinës drejt ishujve të kontestuar të Kurileve, një hap ky që duket se do ta zemërojë Japoninë, e cila pretendon se ishujt që ndodhen në Oqeanin Paqësor janë pronë e saj.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se dy anijet ushtarake do të vizitojnë tre ose katër ishuj të Kurileve, në kuadër të ceremonisë së nderimit të marinsëve sovjetikë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pritet që anijet e flotës ruse Pacifik të nisen drejt Kurileve diku mes datave 25 gusht dhe 17 shtator.
Mosmarrëveshjet për ishujt Kurile i kanë mbajtur të tensionuara marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Japonisë që nga viti 1945, kur forcat sovjetike i pushtuan ato pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore .
Japonia pretendon se ishujt janë pjesë e territorit të saj, dhe vazhdimisht i bënë thirrje Moskës që të heq dorë prej tyre.