E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Islamike për Sirinë

Liderët Organizatës së Konferencës Islamike (OIC) janë mbledhur në Arabinë Saudite, ku po mbajnë samitin e katërt të jashtëzakonshëm. Temë kryesore e samitit që po mbahet në pallatin El Safa, afër Mekka’s, është Siria.

Në samit po marrin pjesë edhe mbreti saudit, Abdullah; presidenti i Turqisë, Abdullah Gul; ai i Iranit, Mahmud Ahmedinejad; liderë të vendeve të Gjirit; dhe shumë presidentë, kryeministra e zyrtarë të lartë të shteteve anëtare të OIC.

Ndryshe, organizimi i samitit po mbahet nën masa të rrepta të sigurimit, ndërkohë që një sigurim i shtuar vërehet edhe në hotelet afër pallatit El Safa, ku janë vendosur shumica e burrështetasve.

Pas ceremonisë solemne të hapjes, mbreti Abdullah mbajti fjalimin hyrës, ndërsa pas tij të pranishmëve iu drejtua edhe sekretari i përgjithshëm i OIC, Ekmeleddin Ihsanoglu.

Pritet që gjatë samitit të mbahen edhe shumë takime të ndara të liderëve të vendeve pjesëmarrëse. Temë kryesore e samitit është situata në Siri, por edhe suspendimi eventual i saj nga kjo organizatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›