E Shtunë, 31 Tetor 2026

Damask: Shpërthim para hotelit të OKB

Një bombë ka shpërthyer të mërkurën në Damask, afër hotelit ku janë stacionuar monitoruesit e OKB’së. Televizioni shtetëror sirian raportoi për tre persona të plagosur.

Bomba ishte vendosur në një veturë prapa hotelit dhe afër një cisterne me karburant, e cila po ashtu shpërtheu.

Zëvendësministri Jashtëm sirian, Faisal Mekdad, tha se nuk është plagosur asnjëri prej monitoruesve të OKB. Sipas tij, ky është një akt kriminal “që synon të rrënojë imazhin e Sirisë”.

Caku i sulmit nuk dihet, sepse në atë zonë të Damaskut ndodhet edhe klubi i oficerëve ushtarakë të Sirisë dhe ndërtesa e partisë Baath. Po ashtu, në afërsi ndodhet edhe komanda e ushtrisë së Al-Assad.

Si pasojë e kryengritjes në Siri, që filloi para 17 muajve, deri më tani janë vrarë mbi 23,000 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›