E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, shpërthim i fuqishëm pranë selisë së OKB

Gazeta Shqip

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të një ndërtese ushtarake në Damask, e cila është edhe pranë hotelit ku qëndrojnë monitoruesit e Kombeve të Bashkuara.

Televizioni shtetëror ka thënë se shpërthimi është shkaktuar nga bomba dhe se tre persona janë plagosur. Burimet e OKB-së nuk kanë qenë të kapshme për të konfirmuar rastin.

Komiteti Koordinator i Opozitës ka thënë se incidenti ka ndodhur pranë kompleksit ushtarak në Sheshin Umajed të Damaskut.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka akuzuar Iranin se luan rol të madh në konfliktin sirian. Në Mekë, në anën tjetër, po zhvillohet konferenca e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila në fokus ka krizën siriane.

15 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Siri, shpërthim i fuqishëm pranë selisë së OKB burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›