E Diel, 1 Nëntor 2026

Anila Bisha: Pse vendosa të luaj komedi

 raimonda dervishi shundiTani është më e kërkuar se kurrë nga regjisorët, aq sa do të dëshironte që shfaqjet të kishin qenë më larg nga njëra- tjetra. Momentalisht po luan në komedinë “Romancë dashurie” në rolin e Marinës. Në kohën kur u la disi jashtë  vëmendjes në teatër, ajo ndjehej keq por thotë: “Kam mbijetuar vetëm falë spektatorëve të cilët kur më shihnin në rrugë më thonin, pse nuk të shohim askund?”Në këtë shfaqje të shohim në një petk shumë special, atë të gruas së përkëdhelur por edhe  “tradhëtare”. Si ndjehesh?është nga rolet e mia të pakta në zhanrin e komedisë, nuk e di por regjisorët në përgjithësi nuk më kanë parë në petkun e roleve komike dhe them se e kanë patur gabim, pasi unë jap edhe në komedi. Kjo vepër mund të duket si komedi por personazhet kanë një dramë të vërtetë pasi situatat dhe gjetjet shumë të bukura të autorit bëjnë që spektatori ta shijojë si një komedi, ndërsa për ne që interpretojmë në skenë nuk jemi aspak në rrethana komike. Nuk ka një batutë të mirëfilltë komike, por janë gjetjet shumë të bukura si ajo e buqetës me lule dhe e një telefonate të gabuar, që sjell këtë komizëm. E gjithë komedia nis si një lojë dhe gjatë rrugës ndryshon duke shkuar deri në një zarar familjar për ta çuar familjen deri në prag të një divorci. është pikërisht personazhi i tretë që luhet nga Rolandi, që nuk e lejon që situata të kthehet në një dramë familjare. Jam ndjerë shumë mirë dhe mendoj se dhe spektatori zbavitet, sidomos pjesa mashkullore, por dhe femrat do ta shohin veten e tyre. Të gjithëve mendoj se u ka ndodhur një situatë e tillë në familjet e tyre në mos në këto përmasa, në përmasa më të zvogëluara jam e sigurt që po.është e lumtur personazhi yt, Marina?Personazhi im është romantike, me shumë pasion, i pëlqejnë udhëtimet, ndoshta e ka kapluar rutina. Ajo është e plotësuar dhe nuk i mungon asgjë. Cili është mendimi yt për divorcet, meqë aty trajtohet kjo temë?Parimi im është ky, sa je e pa martuar krijo eksperienca, por në momentin që e ke krijuar familjen tënde duhet të jesh e përgjegjshme më shumë se më parë.Po të kishe një partner në një fushë tjetër, bashkëjetesa do të ishte më e komplikuar?Unë them se është më e lehtë ta kesh bashkëshortin në profesionin tënd pasi të kupton më shumë. Nëse do  të ishte ne një profesion tjetër do të thoshte “ ti ke punë gallate”… pse  pak na thonë ne se ju keni punë qejfi?! (qesh). Unë tani shkoj në shtëpi dhe kur fle i them Besit - prit ta kaloj pak fundin e aktit të parë -. Shumë herë bie për të fjetur duke bërë dialogun, ose kur unë shkoj në shtëpi pas provave, ai më pyet - si të shkoi prova?, a provove diçka të re, apo edhe diskutime për personazhin…  Ku ndjehesh më mirë në film apo teatër?Tek të dyja, çdo njëra ka magjinë e vet.Në teatër janë disa salla në dispozicion, pse ndërpriten shfaqjet?Me sallat tona ndodh një çudi, ato zihen kur ndahen pakot e fëmijëve, kur janë festivalet e fëmijëve, apo festivalet e filmit. Jam dakort për evenimente të rëndësishme si festivali i filmit, por jo për arsye më pak të rëndësishme duke penguar shfaqjet. Kjo nuk është vetëm faji i drejtorisë por i politikave  teatrale. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›