Anila Konomi: Stili flet me shume se emri Yllka Selita
Emri i Anila Konomit eshte nje nga emrat me te njohur ne fushen e modes dhe jo vetem. Ajo shpesh eshte prezent me koleksionet saj ne sfilita mode, por nuk ngurron qe t'i vije ne ndihme te gjitha femrave me keshillat e saj edhe nepermjet medieve. Ne nje interviste per suplementi "Summer Time" ne gazeten "Koha Jone", Anila rrefen si ka nisur rrugen e modes dhe sigurisht qe jep edhe keshillat e saj ne lidhje me tendencat e momentit, duke i vene nje theks te vecante zgjedhjes se rrobave te plazhit. Per me shume lexoni intervisten e plote.
Si kane qene fillesat tuaja ne rrugen e modes?
Si shume histori stilistesh, gjithmone ka nje ngacmim te jashtem qe te zgjon deshiren, pasionin per te krijuar dicka tenden qe te jesh unike, ne ate cfare ben dhe ne ate qe te dallon nga te tjeret. Duke qene binjake me motren time, tradita e donte qe ne te visheshim njelloj, me te njejtat fustane te te njejtit kolor, sigurisht qe ishte shume bukur per te gjithe te shikonin dy vajza, si nje kopje te vetme, por pikerisht kjo zgjoi tek une deshiren per te qene ndryshe nga motra ime, si dhe deshiren per te krijuar veshje unike si dhe te ndryshoja cdo detaj, te hiqja ose te shtoja, mjafton te mos ishte nje kopje. Pikerisht duke u marre me keto detaje dhe duke kerkuar zgjidhje, fantazia me ngacmohej. Atehere me vinte cdo gje instinktivisht dhe ende sot i qendroj fanatike instinktit tim. Sigurisht studimi ne degen tekstil me njohu me shume njohuri profesionale si dhe punesimi ne institutin e modes po ashtu nje eksperience shume e mire ka qene e pjesemarrja ime me byrone teknologjike te N.P.V. Tirane.
Keni marre pjese ne disa sfilita, a jeni vleresuar me cmime?
Sfilatat e para kane qene rreth viteve 2000 dhe me pas kane vazhduar rregullisht cdo vit. Por nje prezantim shume i mire i krijimtarise sime kane qene edhe spektaklet e shumta si "Miss Shqiperia" per 8 vjet radhazi, si dhe spektakle te ndryshme, festivale, teatro etj Gjithashtu jam vleresuar edhe me cmime ku mes tyre vecoj cmimin "Stilisti me i mire i vitit" ne 2002 .
Sa te veshtire e keni pasur qe te hapni nje atelie tuajen dhe eshte e veshtire te mbijetosh ne kete treg konfeksionesh?
Atelien e hapa ne nje periudhe shume te veshtire, kur Shqiperia nuk njihte ende termin mode, nga ku vinim prej nje eksperience dhe edukimi te imponuar, me veshje jo me shume se tre ngjyra si kafja, grija e jeshilja ushtarake. Pra u desh te beja edukimin, si dhe te ngacmoja deshiren e njerezve per te ndryshuar dhe guxuar, sepse pa guxim nuk ka mode. Por me modesti e them se atelieri e pati suksesin qe ne hapat e para. A eshte e veshtire te mbijetosh ne kete treg? Kjo eshte nje pyetje shume aktuale dhe une do t'i pergjigjem se: vetem nese dalim me marken tone, me koleksionet tona, atehere mund te konkurrojme ne tregun e konfeksioneve. Personalisht ndodhem ne nje sfide te tille por eshte akoma heret per te folur konkretisht.
Cfare gjen klienti tek stilisti, qe nuk ia ofron butiku?
Te realizosh nje veshje ne atelie, do te thote qe kjo veshje te jete e personalizuar, unike, si dhe te kete stil. E vecanta tjeter ne atelie eshte se veshja punohet me dore, ku i kushtohet shume rendesi detajeve, aksesoreve si dhe me e rendesishmja, eshte qe ne fund kjo veshje mbart emrin e stilistit. Pra, shkurtimisht, nese ne blejme nje veshje ne butik, ate mund ta gjejme ne kopje te tjera, ndersa ne atelie ajo do te mbetet gjithnje unike.
Si e shikoni te rinjte sot, perqasjen qe kane ata me moden?
Deshira e te rinjve shqiptare eshte qe ta perqasin shume shpejt moden, por kushtet dhe mundesite jo te gjithe i kane, sepse te ndjekesh moden do te thote jo vetem ta ndjekesh ne menyre virtuale por edhe ta mbartesh ate, qe do te thote te shpenzosh para per te.
Por shohim qe shumica e te rinjve dine mjaft mbi te, te zgjedhin ate qe duhet, ta kombinojne dhe ta pershtatin mire me veten, si dhe te luajne me aksesoret, qe e bejne nje veshje me terheqese.
Cila ka qene gjeja me e cuditshme qe ju ka ndodhur me nje klient?
Shkurtimisht do ju them nje histori, e cila me ka ndodhur shume vite perpara, kur une ende nuk kisha nje marke timen. Ne nje feste ku edhe une isha e ftuar, njera prej klienteve te mia iu referua veshjes se shoqes se saj, duke i thene se veshja mbante firmen e "Atelie Konomit". Kjo ishte nje gje shume e cuditshme per mua, por edhe vleresuese nga ana e klientit. Nga e gjithe kjo, une kuptova se stili flet me shume se emri dhe eshte shume interesante kur kete gje e meson nga nje klient.
Cilat jane tendencat e momentit?
Meqenese jemi ne stinen e veres, po flasim pikerisht per veshjet te cilat po cudisin vitrinat e botes, ku e vecanta qendron ne koloret e tyre, te cilat jane te forta, ngjyrat e neonit jane nje tendence e fundit. Loja e kontrasteve te ngjyrave ne nje veshje te cilen stilisten e kane quajtur me termin colour-block. Keto vijne ne prerje asimetrike. Shohim gjithashtu tendence, fundet e gjata qe kishin vite pa u kthyer qe sot jane me copa te printuar me lule dhe me ngjyra te ndezura, si dhe te moshat e reja, kryesisht tek adoleshentet, shohim ne mase bluzat e pambukta ne ngjyre neoni te printuara. Keto bluza stilistet i kane sjelle te sheqeruara me pantallona te shkurtra te te gjitha ngjyrave.
Po per periudhen e plazhit, cfare i sugjeroni lexueseve.
Do te thoja qe te perqendrohen te kostumet e banjes me ngjyra te ndezura dhe te printuara me lule shumengjyreshe. Keshilla ime eshte qe kostumin e banjes, mos ta konsiderojne si nje copez te veshjes nga garderoba e tyre, por si nje kostumi cili i perfaqeson ato. Kete keshille do ja drejtoja kryesisht grave te moshes se mesme, te cilat duhet te kene kujdes kur te drejtohen per te blere kostumin e tyre te banjes, duhet ta blene nje mase me te madhe se masa e tyre, sepse kjo ben te mundur sfumimin e linjave te tyre.
Cili eshte gabimi qe bejne shpesh femrat ne veshje?
Shpeshhere ky gabim konsiston ne mospershtatjen e linjave te trupit, duke mos ditur te zgjedhin stilin e tyre. Pra keshilla ime eshte qe ato te studiojne linjat e trupit te tyre, te gjejne stilin e tyre dhe mundesisht mos te levizin jashte tij, por te mundohen qe brenda stilit te tyre te levizin me detajin, i cili eshte shume evidentues dhe gjithmone ben ndryshimin ne nje veshje. Sigurisht dhe ngjyra eshte shume e rendesishme pasi ajo duhet te pershtatet me pigmentin e lekures qe ne kemi. Pra duke pasur keto parasysh mund te eliminojne shume gabime ne veshje.
A do te shohim nje sfilate tuajen se shpejti?
Po muaji shtator, do me sjelli me nje koleksion te ri i cili do te jete surprize, ky aktivitet organizohet nga java e modes shqiptare dhe shpresojme qe pjesemarrja te jete shume e gjere.
Po veshjet tuaja, i realizoni vete apo i blini diku tjeter?
Per sa i perket veshjeve te mia, mund te them qe jam shume e perqendruar ne stilin sport-klas, ku ngjyrat qe spikasin jane shume te qeta. Me pelqen kombinimi bardh e zi dhe nuk e tradhtoj, por sigurisht edhe une si shume gra te tjera, preferoj edhe t'i nenshtrohem terapise se berit shopin, e cila me jep kenaqesi. Por pikerisht keto te fundit, jane veshjet qe nuk rezistojne shume ne garderoben time.
Ku keni vendosur t'i kaloni pushimet?
Muaji gusht eshte muaji i cili mund te le punet menjane dhe te drejtohem drejt Jugut te Shqiperise, qe jane edhe vendet e preferuara te familjes sime. E vecanta e kesaj vere eshte se per here te pare do te kaloj shume kohe ne Narte te Vlores dhe pastaj do t'i drejtohem Himares, qe ngelet nje nga vendet e mia me te preferuara per te bere pushimet. Per shkak te impenjimeve nuk mendoj se pushimet do me zgjasin me shume se 2 jave dhe do t'i rikthehem punes.