Dhuna urbane dhe egërsia e metropolit, sfida e regjisorëve të rinj
Filmi artistik me metrazh të shkurtër vjen në diplomat e vitit 2010 të brezit të dytë të studentëve të degës së regjisë së filmit në Akademinë e Arteve. Janë 10 prodhime kinematografike, të cilat mbajnë firmën e regjisorëve të rinj. Tematika që ata kanë trajtuar
është e gjerë dhe përfshin tema nga më të ndryshmet. Këto prodhime kinematografike, ashtu si dhe vitin e kaluar janë financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila u vjen në ndihmë diplomatëve të brezit të dytë të degës regji filmi, duke i mbështetur financiarisht ata. Të rinjtë, cilët kanë realizuar këto filma, duke aktivizuar dhe aktorë të rinj por dhe të njohur të ekranit shqiptar, pritet që të shfaqen në muajin shtator. Ajo që është vënë re në këto prodhime kinematografike, ka qenë puna e palodhur e regjisorëve të rinj, të cilët janë përpjekur të sjellin më të mirën e punës së tyre. Katër vitet e Akademisë, u finalizuan me këto prodhime kinematografike, duke sjellë një tematikë të gjerë, ku gjejnë trajtim një sërë problemesh që has sot shoqëria shqiptare.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"