Fyerjet raciste në futboll prekin edhe Kosovën

Prishtinë, 10 gusht - E diela nuk ishte ditë e mirë për futbollistët e Lirisë, pasi humbën ndeshjen për Superkupë kundër Trepçës. Por, më keq së të gjithë, në këtë ndeshje kaloi nigeriani, Chukwudi Ogbonnaya. Ndaj tij pati fyerje raciste nga tifozët kundërshtarë. Për këtë thotë se ndihet tepër keq.
"Kjo është hera e parë që jam fyer nga ana e tifozëve dhe shpresoj të mos ndodhë më, askush nuk e do racizmin. Nuk i kuptoj përse sillen kështu në Kosovë", ka thënë të hënën sulmuesi i Lirisë, Chukwudi Ogbonnaya.
Nigeriani vitin e kaluar luajti pak për skuadrën prizrenase e më pas u lirua për të kaluar te skuadra nga Elez Hani, Sharri që garon në Ligën e Parë. Atje thotë të mos ketë hasur në këso fyerjesh.
Gjatë ndeshjes me Trepçën, të dielën në Kastriot, Ogbonnaya përcillej me britmat e majmunit sa herë që ishte në pronësi të topit. Fyerjet raciste janë të dënueshme rëndë në Evropë dhe botë nga federatat nacionale nga FIFA e UEFA. Të dënueshme janë edhe në Kosovë. Ekzistojnë rregulloret që sanksionojnë këto sjellje, ndonëse për krerët e FFK-së, ato të dielës, nuk i vlerësojnë si fyerje "klasike".
"Nuk ka pasur fyerje raciste, por ka pasur gjeste jo të mira nga ana e tifozëve të Trepçës. Ne nuk do t'i tolerojmë këto dukuri që shëmtojnë futbollin e Kosovës e në veçanti vetë futbollistin. Në rregulloren e FFK-së ekziston rregullorja që dënon këto sjellje", ka thënë Salihu.
Në të vërtetë, edhe në të kaluarën ka pasur fyerje raciste në sportin e Kosovës, sidomos në basketboll, pasi kishte shumë më shumë të huaj nëpër klube.
Vetë nigeriani shpreson që kjo të ngelet në harresë. Ai mezi pret nisjen e stinorit me Lirinë.
"Dua të fitoj diçka me Lirinë", thotë Chukwudi Ogbonnaya.