E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do ta bëjmë sheshin Skënderbej edhe pa shpronësimin e qeverisë

Rikonstruktohet rruga “Abdi Toptani”, një tjetër aks ndihmës për zhvendosjen e trafikut nga qendra

“Ky është një tjetër aks që ka të bëjë me planin e çlirimit sa të jetë e mundur të rrugës së qarkullimit, për të mundësuar fillimin e punimeve në sheshin “Skënderbej”. Kështu u shpreh kryebashkiaku Rama, në përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Abdi Toptani”, si një nga akset e rëndësishme ndihmëse, që Bashkia e Tiranës ka menduar të rikonstruktojë, me qëllim përballimin e trafikut gjatë punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”.
Për rehabilitimin e sheshit qendror të kryeqytetit është siguruar financimi i nevojshëm nga ana e qeverisë kuvajtjane dhe bashkisë.

Kryebashkiaku Rama u shpreh më tej se: “Sheshi “Skënderbej” prej kohësh është i projektuar, është edhe i financuar, por është edhe i bllokuar, për shkak të veshit të shurdhër të qeverisë dhe moszbatimit nga ana e saj, të detyrimit për të bërë një shpronësim që do të hapte aksin e Unazës së Vogël, duke mos lejuar që sheshi të degradojë deri në atë pikë ku është degraduar, duke u bërë shqetësim për të gjithë.

Por sipas kryebashkiakut, pavarësisht kësaj pengese të mosarsyes, ne do të vazhdojmë punën dhe së shpejti do rifillojmë punimet në shesh, falë këtyre aksesve që po përgatisim, për të përballuar fluksin e trafikut që duhet devijuar nga sheshi. “Do të jetë një kantier jashtëzakonisht i rëndësishëm, por edhe jo i lehtë, qoftë edhe për shkak të problematikës që do i krijojë trafikut, por jemi mësuar me pengesa jo të vogla dhe po ashtu me suksese jo të vogla”, tha Rama.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›