E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt , pas 30 viteve hiqet gjendja e jashtëzakonshme

KAJRO- Ushtria egjiptiane njoftoi dje heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, e vendosur në vitin 1981 pas vrasjes së presidentit Anvar al Sadat. 

''Sidoqoftë, ushtria do të vazhdojë ta marrë përsipër përgjegjësinë kombëtare dhe historike duke pasur parasysh se gjendja e jashtëzakonshme është hequr në pajtim me Kushtetutën'', thuhet në deklaratën e rastit të ushtrisë egjiptiane.  Pas atentatit ndaj presidentit Sadat në vitin 1981, në Egjipt u vendos gjendja e
jashtëzakonshme, që zgjati deri dje. 

Kjo situatë u mundësonte autoriteteve të arrestonin persona dhe t'i mbanin ata në burg pa akuzë apo pa zbatimin e proceseve gjyqësore.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›