E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anjeli ka vendosur, Del Neri te Juventus

Trajneri

Juventusi e ka bërë zgjedhjen: Luixhi Del Neri do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës. Vendimi është marrë nga presidenti Andrea Anjeli, që të mërkurën e ardhshme, kur do t’i paraqesë këshillit të administrimit fondet zyrtare për investime, do të zyrtarizojë edhe emrin e teknikut bardhezi. Në kontratë mungon firma, ndërsa ka edhe paqartësi rreth detajeve: disa media thonë marrëveshje 2-vjeçare me rrogë 1,5 milionë euro, ndërsa të tjera kontratë për një vit me rrogë 2 milionë euro.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›