E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një bebe në horizont për Drew Barrymore

LOS ANGELES- Drew Barrymore mund të jetë shtatzënë. Kështu shkruan sot gazeta rozë Mister Paparazzi.

Sipas një artikulli të publikuar sot, raportohet se Drew Barrymore dhe i fejuari i saj Will Kopelman janë fotografuar nga paparacët jashtë zyrës së një mjeku në Los Angeles, teksa mbanin në duar një ekografi.

Pikërisht ky fakt ka nxitur mediat të flasin për një shtatzani të mundshme, ndërsa shkojnë deri aty sa thonë se Drew nuk mund të mbante në dorë rezultatet e dikujt tjetër, pikërisht poshtë derës së gjinekologut.

Ndërkohë që çifti ende nuk ka komentuar mbi këtë ndodhi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›