Emigranti u qëllua pas sherrit
Sherri në një lokal me muzikë në fshat është bërë sebep për vrasjen e emigrantit 19-vjeçar mbrëmjen e së enjtes, pas ndeshjes Vllaznia-Napoli.
SHKODER/ RITVAN DIBRA
I nisur për 2 fjalë goje, askush nuk e ka menduar se do të përfundonte me vrasjen e Bruno Logut. Policia ka mundur të zbardhë emrin e të dyshuarit për krimin ndaj të riut, duke shpallur në kërkim atë. Sipas saj, Astrit Barcaku, 18 vjeç, banor i fshatit Oblikë mendohet të ketë kryer vrasjen me dy goditje thike. Shumë pranë vendit të ngjarjes u gjet një bluzë me njolla gjaku dhe një biçikletë e braktisur, provat kyçe për të identifikuar zyrtarisht autorin. Pas marrjes në pyetje të personave me të cilët është shoqëruar viktima në momentet e fundit është mësuar mbi grindjen në lokal. Logu, emigrant në Itali, u qëllua dy herë më thikë, vetëm pak metra larg banesës së tij, në fshatin Oblikë të Shkodrës. Fillimisht u hodhën dy pistat për zbardhjen e krimit, njëra për vrasje pas një grindjeje të çastit, e tjetra për grabitje. I riu mësohet se kishte qenë në stadium, në ndeshjen Vllaznia-Napoli, së bashku me shokët e tij të fshatit Oblikë. Ata janë pyetur në polici dhe kanë përshkruar edhe lëvizjet e viktimës pas ndeshjes. Sipas tyre, pas përfundimit të ndeshjes, ai është nisur bashkë me ta në fshat. Pasi kanë qëndruar edhe rreth një orë tjetër në një lokal në qendër të fshatit, Logu është nisur për në shtëpi i vetëm, ndërsa ora shënonte 23:15. Policia dyshon se gjatë rrugës për në shtëpi, viktima është ndeshur me vrasësin, i cili ka qenë duke udhëtuar pikërisht me biçikletën që oficerët gjyqësorë dhe ekspertët e kriminalistikës gjetën të braktisur disa metra larg vendit të ngjarjes. Duket se sherri ka nisur sërish aty. Ngjitur me murin e kishës së fshatit, rreth 10 metra larg banesës së tij, i riu është goditur 2 herë me thikë, shumë pranë zemrës. Nisur nga mënyra e ekzekutimit, grupi hetimor që po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, pohoi se autori ka pasur qëllim vrasjen e viktimës. Familjarët e 19-vjeçarit i kanë shkuar për ndihmë, pasi kanë dëgjuar të thirrurat e tij për ndihmë. Ata e gjetën të shtrirë në rrugë, mes pellgut me gjak, duke e nisur me urgjencë për në spitalin e Shkodrës. Por as ndihma e mjekëve nuk e shpëtoi të riun nga plagët e marra. Pas kësaj ngjarjeje, policia e Shkodrës mbërriti në vendin ku kishte ndodhur krimi. Nga dëshmitë e marra, pista e vetme të shtynte drejt vrasjes si pasojë e grindjes në lokal. Viktimës nuk i ishte marrë nga trupi asnjë send me vlerë, duke e hedhur poshtë dyshimet për grabitje. Personi i dyshuar, Astrit Barcaku mendohet se është fshehur në malin e Taraboshit menjëherë pas krimit. Drejt zonës së thellë janë nisur forca të shumta të policisë së Shkodrës, me në krye drejtuesit e saj, por deri mbrëmë ndalimi i 18-vjeçarit nuk u bë i mundur.
Bruno Logu ishte djali i vetëm i familjes Logu në Oblikë. Ata kishin disa vite që jetonin në Itali. Prej një jave ishin kthyer në Shqipëri për pushime, ndërsa pas dy ditësh do të largoheshin sërish në shtetin fqinj. Banorët e fshatit pohuan se 19-vjeçari nuk ishte problematik dhe nuk kishte pasur asnjëherë më parë konflikte me bashkëmoshatarët e tij.
Vrau kushërirën, në gjykatë me bluzën e krimit
ELBASAN - Njollat e gjakut mbi bluzën e 27-vjeçarit Ilir Koçi, i cili qëlloi me kallashnikov mbi kushërirën e tij 4 ditë më parë, dukeshin ende sikur të ishin bërë dje. Me të njëjtën bluzë që kishte veshur në momentin kur vrau kushërirën e tij me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie 3-vjeçare, i riu nga Gramshi është paraqitur përballë togave të zeza. Që prej datës 12 gusht, ditë kur kreu krimin makabër, askush nga të afërmit nuk është kujtuar më për t'i çuar atij tesha të tjera në paraburgim, as edhe familjarët. Gjykata e Elbasanit dha dje për të masën e sigurisë "arrest me burg", si i akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe të armëmbajtjes pa leje. Krimi që tronditi qytetin e Gramshit dhe mbarë opinionin publik ndodhi mesditën e 12 gushtit. Ilir Koçi, qëlloi për vdekje me një armë kallashnikov ndaj kushërirës së tij Greta Xhaferri, 20 vjeçe, studente në degën e Infermierisë në Elbasan. a.k