Anjeza Mara në skenat pariziene me një shfaqje gjermane
Autori i Lajmit: Redaksia
Me një sfidë të re Anjeza Mara-Murati përballet sërisht me publikun parizien! Vetëm disa ditë më parë në Carré des Mousquetaires, në Le Port Marly, në rajonin parizien nis aventura e dytë e regjisores Anjeza Mara për të vazhduar më pas prej 20 majit në Theatre des Deux Reves në Paris. Pas dy vjetësh Anjeza i rikthehet sërisht skenës pariziene si regjisore dhe vë në skenë pjesën e dramaturgut gjerman Tankred Dorst “Fernando Crapp më ka shkruar këtë letër”. Regjisore tashmë e dy shfaqjeve teatrale në Paris, puna e saj e parë e vlerësuar me kritika pozitive nga kritikë të teatrit në Paris po ashtu dhe në Shqipëri ishte pjesa “Kush e solli Doruntinën?” të shkrimtarit Ismail Kadare. Anjeza Mara-Murati, 28 vjeç, aktore dhe regjisore, e diplomuar ne shkollën e njohur të aktrimit në Paris “Cours Florent” për të vazhduar më pas rrugëtimin e saj artistik në shumë trajnime dhe kurse speciale regjisure me disa nga regjisorët më në zë në Francë. Anjeza Mara-Murati ka lindur në Tiranë në vitin 1982, arriti në Francë në moshën 19 vjeçare, ndoqi Kurset e Gjuhës dhe të Qytetërimit frëng në Sorbone e më pas në Universitetin Paris 4. Për të hyrë më pas në Cours florent për të ndjekur pasionin e saj për teatrin, gjatë studimeve teatrale ajo do të luajë në një sërë filmash të shkurtër dhe publicietete. Ajo ka punuar me regjisorë të ndryshëm si Jean Michel Ribes, Milos Lazin, Dominique Dolmieu dhe Laurent Fréchuret. Me pas në vitin 2007 ajo do të vërë në skenë pjesën “Kush e solli Doruntinën?” të shkrimtarit Ismail Kadare, të cilën ajo vetë e adaptoi për teatër, ku përveç regjisë ajo do të interpretoj në rolin e Doruntinës. Në vitin 2009 ajo do të luajë në një nga serialet e televizionit Francë 3 “Affaires Classées”.
Anjeza ka bashkëpunuar gjithashtu në vitin 2006 në realizimin e filmit dokumentar “Myslymanët e Evropës, dhe të Krishterët e Orientit”, i prodhuar nga ARTE. Që prej vitit 2006 ajo është koordinatore në Francë për shoqatën franko-shqiptare « Argjiro », e më pas në 2009 ajo krijoi kompaninë e saj të teatrit « Cie Lumière ». me të cilën po vë në skenë këtë shfaqje të fundit. Kompania Lumiere e themeluar dhe drejtuar nga Anjeza Mara vë në skenë në dramën “Fernando Crapp më ka shkruar këtë letër”, dramë e cila ka fituar çmimin evropian të Strasburgut në vitin 2009 në Strasburg të autorit gjerman Tankred Dorst, në bashkëpunim me Ursula Ehler. Adaptimi për teatër i kësaj pjese është bërë nga Bernard Lortholary. Në këtë pjesë luajnë: Caroline Nolot, Olivier Courtemanche, Jérôme Pôlny dhe Guillaume Clement. Skenografe është Magalie Dubois, dhe kostumograf stilisti nga Kosova, Afrim Myftari.
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010