Intervista Prifti: “Pro Nanos – President, nëse jep pëlqimin mazhoranca
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, është shprehur pro votimit të Fatos Nanos si President, nëse në të njëjtin mendim do të ishte edhe mazhoranca qeverisëse. Gjatë një interviste dhënë për gazetarin Alfred Peza, Prifti është shprehur se marrëdhëniet me koalicionin qeverisës janë shumë të mira. Ai gjithashtu ka dhënë detaje edhe për marrëveshjen e nënshkruar me PDU-në pak ditë më parë. Një pikë e rëndësishme e kësaj interviste ka qenë edhe situata e Nënshkodrës, ku sërish janë përmbytur disa hektarë tokë, si pasojë e shkarkimeve të hidrocentraleve.
Zoti Prifti, kjo ftesë për intervistë ka ardhur pas një zhvillimi të ditëve dhe të orëve të fundit, që lidhet me përmbytjen e tretë brenda katër muajve në zonën e Nënshkodrës...
Është një situatë, e cila nuk ka ndodhur prej vitesh që të kesh brenda një dimri një situatë kaq të ngarkuar reshjesh. Sot u mblodh Grupi i Emergjencës dhe nga disa agjenci shtetërore u raportuan dy herë më shumë reshje sesa viti më i lagësht i shekullit të kaluar. Është një vit shumë i lagësht. Ne kemi katër muaj që prodhojmë energji në mënyrë maksimale, 27 apo 28 milionë kilovat-orë pothuajse përditë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e energjetikës shqiptare një prodhim kaq i lartë. Kemi eksportuar çdo ditë mbi 10 milionë kw/h në muajt e fundit, 17 milionë kw/h kemi shkuar dje. Pra, kemi prodhuar maksimalisht dhe eksportuar maksimalisht, por prurjet kanë qenë gjatë gjithë kohës shumë të larta. Ka qenë një vit me reshje shumë të mëdha. Në fakt, kjo është pozitive, për sa i përket prodhimit të energjisë dhe situatës financiare të KESH-it, pavarësisht se ka një pasojë që sjellë përmbytje në një zonë të Shkodrës dhe Nënshkodrës. Asnjëherë nuk mund tu hedhësh fajin hidrocentraleve që prodhojnë energji elektrike. Nëse do të flasim me një gjuhë të thjeshtë, me gjuhën e fajit, do të themi se duhet të kishim argjinatura më të forta që ta përballonin këtë situatë. Duhet ta kishim bërë thellimin e Bunës prej kohësh. Në momentin që ne flasim, shkarkojmë 2060 m3/sek nga Vau i Dejës që është pjesa fundore dhe kjo sasi uji shkon në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës. Fuqia thithëse e Bunës është 1200 m3/sek. Pra, nga kjo sasi uji Buna në det çon vetëm 1200 m3/sek. Nëse shkarkohet mbi këtë nivel, sigurisht që, kur nuk ke argjinatura të larta dhe të forta që ta mbajnë ujin, atëherë ai do të përmbysë toka bujqësore apo edhe prona e shtëpi.
Kush e ka fajin, sepse kjo mazhorancë ka pesë vjet në pushtet?
Në katërvjeçarin e kaluar, ngaqë Lezha gjithmonë përmbytej, qeveria iu përkushtua kryesisht zonës së Lezhës. Edhe në zonën e Shkodrës është investuar në argjinatura, por fondet më të mëdha u përqendruan në Lezhë. Dhe në Lezhë nuk kanë ndodhur përmbytje, përveçse në rastin e pak muajve më parë kur pati dalje të detit, të cilit nuk i bëjmë dot argjinaturë. Në pjesën e lumit nuk ka pasur përmbytje. Në zonën e Shkodrës kanë filluar të bëhen tani forcimet e argjinaturave. Zoti Olldashi dhe zoti Basha kanë raportuar sot për një projekt që e kanë përfunduar ministritë që ata drejtojnë, i cili parashikon rreth 400 milionë euro investime në zonën e Shkodrës, duke nisur që nga rruga e Shkodrës, e cila do të bëhet me argjinaturë, por edhe stacione të reja pompimi dhe thellimi i Bunës. Pra, një projekt që shkon deri në 400 milionë euro për ta zgjidhur përfundimisht problemin e përmbytjeve atje. Argjinaturat do të betonizohen dhe nuk do të bëhen me çakëll. Do të ngrihen dy stacione të reja pompimi, që do të tërheqin ujin nga zonat që janë të rrezikuara sot. Është një projekt që qeveria e ka mbaruar dhe unë shpresoj që këtë vit, apo vitin që vjen me buxhetin e ri, një goditje e përqendruar me fonde të jetë për këtë qëllim.
Detyra ime si ministër i Energjetikës është që tu garantoj shqiptarëve furnizim 24 orë me energji elektrike, gjë që e kemi garantuar; siguri të jetës së tyre për sa u përket digave dhe garantim të punës në hidrocentrale. Të tria këto gjëra që janë në pjesën e detyrës sime funksionale janë të garantuara. Dje Vaun e Dejës e ndanë vetëm 8 cm nga niveli i kapërcimit të digës. Duke mos dashur të shkarkonim për tu dhënë kohë ekipeve tona për të punuar në terren, ne ruajtëm ujin në Vaun e Dejës dhe 8 cm ishte diferenca nga niveli i kapërcimit të digës.
Pra, nëse ju do ta kishit menaxhuar më mirë raportin mes prurjeve, grumbullimit e prodhimit të energjisë dhe shkarkimeve, ndoshta kjo nuk do të kishte ndodhur?
Nuk ka lidhje me këtë, sepse prurjet mund të vijnë përnjëherë, siç na erdhën para dy ditësh 1400 m3/sek dhe nëse vjen kjo prurje në Koman apo në Vaun e Dejës, duke marrë dhe prurjet që vijnë nga Fierza dhe Komani dhe që shkarkohen në portë, përveçse ta shkarkoj, nuk kam mundësi tjetër, sepse me turbina mund të shkarkohet 500 m3/sek, 600 m3/sek në Koman. Në qoftë se vjen prurja më e madhe se aq do të shkarkohet dhe prandaj janë ndërtuar portat e shkarkimit, për të ruajtur digat dhe centralet nëpërmjet shkarkimit. Po e përsëris, ne kemi katër muaj rresht që prodhojmë aq sa sështë prodhuar ndonjëherë në Shqipëri, 25 milionë kw/h në ditë e lart. Pra, prodhim maksimal, sepse kemi bërë një eksport maksimal. Në katër muajt e fundit mund të gjesh ditë të rralla kur eksporti ka qenë më pak se 10 milionë kw/h në ditë, pasi ka qenë mbi këtë shifër.
Si funksionojnë forumet e LSI që nga momenti që keni hyrë në koalicionin qeveritar?
Kemi pasur shumë, më shumë aktivitet partiak kur kemi qenë në opozitë, sepse gjithmonë atëherë partia është më në gjendje sulmi dhe gjendje veprimi. Duke qenë se një pjesë e partisë është në qeverisje, në poste ministrore, zv.ministrore, etj, nuk kanë qenë të shpeshta aktivitetet partiake, por nuk kanë qenë as të rralla. Partitë kryesisht janë parti elektorale dhe funksionojnë më fort në pragje fushatash elektorale sesa në kohë qeverisjeje normale.
Si janë marrëdhëniet tuaja me kryetarin e LSI, Ilir Meta?
Janë marrëdhënie normale. Sigurisht, herë pas herë edhe marrëdhënie debati për probleme pune, por me themele të sigurta.
Nuk ka një çarje mes jush, siç përflitet në ambientet e politikës dhe të medias?
Nuk ka asnjë lloj çarjeje. Problemet janë të përditshme, pasi ne debatojmë dhe diskutojmë për çështje të ndryshme pune, por nuk ka probleme thelbësore mes meje dhe kryetarit të partisë sime. Ata që presin nga dita në ditë ndonjë lëvizje timen nga PD apo gjëkundi tjetër, do të jap një lajm jo të keq, që unë jam te LSI, jam nënkryetar i saj, jam përfaqësues i saj në qeverisje dhe do të vazhdoj të kontribuoj për zgjerimin e kësaj force politike. Nga një anë më vjen mirë që opinioni mendon se mund të shkoj te PD, sepse po të thoshte do të shkoj te PS, do të ndihesha i ofenduar.
Pse?
Sepse ajo parti tashmë ka mbaruar. Nuk ka më një bazë të shëndoshë e të pastër tek e cila mund të bazohesh për të menduar për të vazhduar një karrierë politike. Atje është vetëm një person që bën të gjithë llojet e ligjeve dhe merr të gjitha llojet e vendimeve.
Por pak ditë më parë zoti Rama u uroi mirëseardhjen pesë ish-funksionarëve të LSI-së?
Ai është një vendim i tyre, por më duket si një rikthim te nusja e parë. Pra, martohet njëri me nusen e parë, e la dhe pastaj rikthehet. Një rikthim te nusja e parë, nuk më duket aspak serioz. Ata njerëz kanë qenë kundër Edi Ramës dhe në një moment pazari apo oferte kanë ikur për tu rikthyer te kjo parti. Është zgjedhja e tyre. Ata janë ish-kolegë dhe janë miqtë e mi, por që sigurisht unë kam bindjen që do të zhgënjehen.
Këtë e lidhni me drejtimin e PS apo me mënyrën e të bërit opozitë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit?
Socialistët e mbetur atje mund ti numërosh vetëm me gishtat e dorës. Të gjithë ata që dalin në TV nuk kanë asnjë lidhje me PS. Janë njerëz afër Edi Ramës, o kanë punuar në bashki, o me firma ndërtimi. Pra, ajo është partia e Edi Ramës, nuk është Partia Socialiste. Duke qenë e tillë unë nuk besoj që këta njerëz që shkojnë atje për ideologji kanë për të gjetur ndonjë ideologji apo ndonjë lloj parimi.
Si e vlerësoni takimin e kryeministrit Berisha me ish- kryetarin e PS-së?
Takim integrues. Mendoj që të gjitha vlerat që ka Shqipëria, të gjitha kontributet që ka Shqipëria, në një moment para futjes në Evropë, në një moment para heqjes së vizave, në një moment para marrjes së statusit kandidat, është mirë që të bashkohen. Unë vetë kam pasur probleme shumëvjeçare me zotin Nano, por unë vetë i kam zgjidhur. Jemi takuar dhe kemi pirë edhe kafe.
Kur jeni takuar?
Herën e fundit para një jave.
Po me zotin Meta kur jeni takuar për herë të fundit?
Me zotin Meta jemi takuar para dy ditësh. Ka ardhur në zyrën time, para se të dilte për drekë me një deputet tjetër të LSI-së. Kështu që unë mendoj se është koha e një bashkimi sesa e një mërie të stërzgjatur.
Po çfarë kontributesh ka Fatos Nano akoma, sipas jush, për të integruar?
Zoti Nano është akoma i ri. Ka dhe shumë vite mundësi për të kontribuar. Zoti Nano si një ish-kryeministër prej kaq vitesh, ka akoma mundësi për të kontribuar në faktorin ndërkombëtar.
Ju do tia jepnit zotit Nano votën në Parlament për President?
Ky është një vendim që do të merret nga mazhoranca, pra nga PD dhe LSI dhe, nëse vendimi nga PD dhe LSI do të merret për zotin Nano, sigurisht që ai do ta marrë votën time, por vota ime nuk do të jetë ndryshe vendimit politik të mazhorancës.
Pra ju do ti bindeni vendimit të mazhorancës?
Absolutisht po.
Po në zgjedhjet lokale, do të dilni bashkë me PD apo veç?
Për zgjedhjet lokale, në marrëveshjen e firmosur mes PD dhe LSI, parashikohet që ne do të jemi së bashku në një koalicion. Ka filluar të bëhet një organizim për zgjedhjet lokale, PD dhe LSI do të jenë bashkë.
Po nëse PS nuk hyn në zgjedhje? Cila do të jetë opozita?
Kjo mbetet për tu diskutuar. Nëse PS nuk do të hyjë në zgjedhje mbase PD dhe LSI nuk do të jenë në një koalicion, por për ti dhënë publikut dy alternativa të rëndësishme dhe të besueshme, ne mund të dalim dhe përballë njëri-tjetrit.
Ë
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010