E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pengmarrësi i autobusit I sëmurë mendor”! Policia: Ekspertim

Autori i Lajmit: Redaksia

Eduart Rexhepi, 32-vjeçari i cili mori peng dje për më se 30 minuta autobusin e linjës Tiranë-Sarandë me të paktën 12 pasagjerë në bord, dyshohet të jetë i sëmurë mendor. Policia ka marrë në pyetje të afërmit e autorit të ngjarjes, mes të cilëve edhe nëna e tij shtetasja Hatixhe Rexhepi. Ajo mësohet se i ka thënë policisë se djali i saj Eduart Rexhepi ka bërë një aksident me makinë shtatë vjet më parë dhe prej asaj kohe nuk është në gjendje të mirë mendore. Familja i tregoi policisë disa dokumente me të cilat bëhet e ditur se Bashkia e Patosit kishte akorduar ndihmë sociale ndaj Eduart Rexhepit si person me nevoja për mjekim mendor. Grupi hetimor i pengmarrjes dhe më pas djegies së autobusit tha se do të zhvillohet një ekzaminim psikik për të arrestuarin.

Ky lajm është publikuar: 22/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›