Zhdukja e peshkatarit, plumb në trupin e të mbyturit
Autori i Lajmit: Redaksia
Ekzaminimi i kryer nga mjekët ligjorë në trupin e 50-vjeçarit Dilaver Peqini, i cili ishte zhdukur prej tri ditësh konfirmoi se shkak i vdekjes ka qenë vrasja me armë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje, megjithatë mjekët ligjorë që kanë ekzaminuar kufomën, njoftuan policinë se në trupin e 50-vjeçarit është gjetur plumbi i një arme zjarri. Trupi i pa jetë i peshkatarit që u shpall u zhdukur prej tri ditësh, u gjet dje në orët e drekës në lumin e Shkumbinit në zonën Labinot-Fushë. Fillimisht policia dyshoi për një mbytje të 50-vjeçarit, por pas gjetjes së plumbit në trupin e tij po hetohet për vrasje. Edhe familjarët e Dilaver Peqinit patën pretenduar për vrasje në momentin që depozituan kallëzimin në policinë e Elbasanit. Sipas të afërmve 50-vjeçari kishte me vete rrjetat e peshkimit dhe si zakonisht qëndronte jo më shumë se 4-5 orë në brigjet e Shkumbinit kur dilte për peshkim. Kërkimet e familjarëve, por edhe të policisë përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin bënë të mundur gjetjen e 50-vjeçarit, Dilaver Peqinit në ujërat e lumit Shkumbin në Byshek të Shushicës, rreth 8 km nga Labiont Fusha ku dhe mendohej se kishte shkuar për peshkim. Fillimisht u mendua se peshkatari ka humbur jetën aksidentalisht, por pasi është gjetur, ekspertiza ka zbuluar një plagë në kraharorin e viktimës, e cila pas autopsisë rezultoi se ishte shkaktuar nga një e shtënë me armë.
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010