E Diel, 1 Nëntor 2026

Anjeza Shahini "Cfare nuk do beja ne emer te fames"

Fjoralba Shahaj

Ajo nuk i eshte ndare dhimbjes as ne kenges e saj me te re, "Lot pendimi", qe eshte realizuar me nje klip perkates. Nuk ka deshire te flase per hidherimet familjare qe ka lene pas, sepse para ka shume gjera te bukura per te cilat mund te shprehet me mire. Anjeza Shahini ka tanime shume vite ne skene dhe mban mbi supe pjesemarrjen ne disa kompeticione te rendesishme ne fushen e muzikes.

Nuk e fsheh ambicien per te marre serish pjese ne Festivalin Evropian, ndersa ne lidhje me degen e studimeve te saj; Diplomacine, shprehet pak ne medyshje se sa rendesi do te kete ne te ardhmen. Meshkujt fansa e respektojne, nuk e bezdisin aspak, ndersa ajo jashte skenes eshte nje vajze shume e thjeshte.

Sapo eshte hedhur ne tregun muzikor klipi juaj i ri "Lot pendimi". Si eshte pritur deri tani dhe perse zgjedhje me lot?

Deri tani kam marre shume urime, si une, ashtu edhe produksioni i cili e ka realizuar, e per kete ndjehem shume mire. Sa i perket loteve, jane ato te cilet e shprehin me qarte merzitjen e nje cifti qe vuan nje ndarje per te cilen te dy jane penduar. Ky eshte thelbi i tekstit, te cilin e ka shkruar motra ime Bela.

Ju keni kaluar nje fatkeqesi familjare pak kohe me pare. Si ndjeheni tani, kush ju ka ndihmuar me shume per te rimarre veten dhe per te rifituar forcat?

Eshte nje teme per te cilen nuk kam shume deshire te flas. Eshte shume private dhe une e ndaj vetem me njerez shume te afert te mi.

Studioni per diplomaci; ne c'raport qendron ajo me muziken? Ku e shihni me shume veten ne te ardhmen? C'studente eshte Anjeza?

Dega qe kam zgjedhur eshte shume e bukur, por gjithsesi mbetet per t'u pare ne te ardhmen sesa primare do te behet ajo dhe a do te jete ne nje plate me muziken, apo me ne qender. Si studente asnjehere nuk jam mbajtur si shembullore, sepse vete tipi im eshte i tille qe perpiqet te perfitoje sa me shume nga ato qe bej, dhe ne te njejten kohe te realizoj edhe pune te tjera, duke e shperndare mendjen dhe fuqine time kudo mundem.

Jeni shprehur se nuk ju mungon ambicia per te marre pjese edhe nje here tjeter ne Eurovizion. Cfare do te mund te permiresonit kesaj radhe?

Nuk ka te beje me ambicien, por ndoshta eshte nje deshire te cilen me teper se une, e kane njerezit qe me duan dhe qe me shtyjne me shume drejt kesaj deshire. Sigurisht, ka ndryshim mes moshes 17-vjecare nga ajo 22-vjecare, gjerat ndryshojne, mendimet, vokali eshte edhe me i ushtruar, me i rritur. Edhe kushtet e delegacionit perkates shqiptar qe nga hera e pare e pjesemarrjes sone, jane pjekur pasi tashme jane me me eksperience dhe me te qarte per detyrimet qe duhen kryer para se te shkohet atje.

Sipas jush, duke futur ketu edhe veten tuaj, cilet nga pjesemarresit shqiptare jane paraqitur me denjesisht ne Eurovizion?

Te gjithe ne llojin e tyre kane dhuruar pak nga kultura shqiptare dhe fale tyre Evropa ndjeu edhe ritmet e muzikes sone.

C'marredhenie ekziston mes jush dhe ish-konkurrenteve te Etheve. Me ke mbani kontakte me te shpeshta?

E them dhe e rithem gjithmone.. nuk besoj se miqesia jone do te kete fund, per vete faktin se ajo qe na ka lidhur eshte fillimi yne ne fushen e artit. Kemi ndare bashke shume emocione, te cilat ende sot mbajne gjalle shoqerine tone. Gjendemi shpesh me njeri-tjetrin dhe ndjejme shume lumturi per cdo hap te ri qe ndonjeri prej nesh ben. Sigurisht, do te vecoja Tergiten, te cilen tashme e njohin te gjithe si miken time me te mire e qe nuk mbetet vetem mike e etheve, por mike ne poziten absolute te nje motre.

Ju keni nje ze tipik; nese ju pyesim, me cilen kengetare ne bote do te krahasonit veten?

Nese kur kam qene me e vogel, endrra ime ishte te behesha si kengetare te medha ne bote, sot ndjej detyrimin tim moral per te arritur qe si nje qytetare e kesaj bote te kem identitetin tim edhe si kengetare, pse jo.. ne nje te ardhme, jo vetem e Shqiperise.

Cila nga kenget tuaja mbetet e vecante per ju dhe qe ka domethenie speciale?

Oh, i dua shume te gjitha ne fakt, e kam realisht te veshtire te vecoj ndonjeren, megjithate do te thoja qe kenga "The image of you" do te mbetet nje mit per mua, i cili i dha nje dimension tjeter jetes sime muzikore, por gjithashtu edhe kenga "Nxenesja me e mire", eshte nje kenge shume e dashur, jo vetem per mua, por edhe per fansat e mi, te cilet ma permendin gjithmone.

Me cilen rryme muzikore do donit te eksperimentonit?

Me ate me te preferuaren e kohes, "House". Eshte vertet nje muzike elektronike, por qe cuditerisht me ka bere shume per vete. Sidoqofte, kjo do te ishte thjesht nje eksperiment qe do te mbetej me aq, te kuptohemi.

Ne c'stad eshte muzika shqiptare dhe kengetaret ne keto momente. Si i vleresoni videot erotike qe shfaqen televizioneve?

Muzika shqiptare kur do, eshte ne stadet me te mira, dhe po nga i njejti shkak bie edhe ne nivele te uleta, ose me sakte ne mediokritet. E gjithe kjo ndodh fatkeqesisht ne shume fusha te jetes sone, por qe sido dhe ngado te shkoje, une mendoj se ajo qe eshte e mire dominon ne menyren e saj te padukshme dhe kete e tregon vetem koha. Sa per videot erotike, mund te them qe eshte ne zgjedhjet e secilit sesi deshiron te vije ne treg, e rendesishme eshte qe, cdo gje qe behet te kete klas dhe thelb artistik.

Ju duket se keni ndjekur parimin "pak e sakte", keni ditur te prezantoheni me prodhime cilesore. Megjithate, cfare nuk do te benit ne emer te fames?

Po, eshte e vertete qe ndjek me teper parimin "pak e sakte" e uroj t'ia kem arritur. Ndersa ne emer te fames, nuk do te beja asgje qe ka lidhje me jeten time private, pasi mendoj se aty jam thjesht "Anjeza", nje vajze si gjithe te tjerat, qe lufton per te perballur cdo gje ne jete, ne saje te aftesive dhe mundesive qe i jane rezervuar.

Ne pergjithesi, si reagojne djemte ndaj jush? Ju bezdisin keto reagime?

Meshkujt nuk me kane bezdisur aspak, madje kudo ndjej respektin e tyre dhe per kete ndjehem shume e vleresuar.

Ka Anjeza ndonje peng?

Fale Zotit, deri me sot pengje te medha nuk i kam lene vetes, pasi jam nje tip qe shprehem dhe qe e ndjek zemren, packa pjeses sime racionale. Kjo me ka ndihmuar te mos e lodh veten me teper me ngarkesa peshash.

Si ia beni per te qendruar ne forme? Shpenzoni shume para me veshje e produkte kozmetike?

Ah..nuk lodhem fare. Kam fituar nje peshe prej kohesh, nga e cila nuk leviz pasi dhe menyren e te ngrenit apo te aktivitetit fizik pak a shume e kam konstante. Ndersa produktet kozmetike me terheqin, sidomos ato hidratuese te lekures, por prape edhe ketu nuk eshte se jam shume e fiksuar. E njejta gje edhe me veshjet, te cilat i zgjedh ne varesi te humorit ne te cilin ndodhem, pervec rasteve kur jam e detyruar per arsye te fushes qe kam.

Se fundmi, pushimet, ku do t'i kaloni?

Kete fundjave nisem per nje trip pushimesh, por qe do te jene me dite te shkurtra ne vende te ndryshme, pasi edhe aktivitetin nuk mund ta le fare pas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›