E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhgenjimi i ekipeve tona ne Evrope, "moda" vazhdon

Eliminimi nga kompeticionet evropiane, eshte pritur keq ne opinionin sportiv shqiptar, pasi humbjet kane qene me rezultat te thelle. Ekipet tona pjesemarrese jane perfshire ne nje amulli, per shkak te zhgenjimit te larte ne ndeshje jashte. Ne raundin e dyte, Tirana, Vllaznia dhe Flamurtari, pesuan nga nje "thes" me gola jashte fushes se tyre, duke treguar madje edhe amatorizem te theksuar. Secila luajti nga nje ndeshje te padenje, per te konkurruar ne Evrope. Fitorja e thelle e Madheruellit, 8-1 me Flamurtarin eshte shoqeruar edhe me nota satirike ne shtypin skocez, ku lojtaret tane kishin nje detyre; te nxirrnin me shpesh topin nga rrjeta, se te prisnin sherbimet nga vija fundore. Pas mberritjes dhe perfundimit te misionin evropian, ne fillim te javes, ekipet tona do te nisin pergatitjet per kompeticionet kombetare. Tirana dhe Flamurtari do te ndeshen serish pas finales se Kupes, me 16 gusht, per trofeun e pare te edicionit te ri ne Superkupen e Shqiperise. Priten ndryshime, ne perberjet e seciles prej skuadrave pjesemarrese ne Kupat e Evropes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›