E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, OSBE nuk pranon vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Kjo është bërë e ditur pak javë pasi opozita në Kosovë i ka bërë kërkesë publike OSBE-së që jo vetëm të monitorojë, por edhe të marrë rol ekzekutiv në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Shpresat e institucioneve të Kosovës tashmë janë kthyer kah Këshilli i Evropës.
“OSBE nuk mund t’i vëzhgojë e as t’i monitorojë zgjedhjet ngase mandati i saj është ngritja e kapaciteteve të institucioneve”, thotë Edita Buçaj, zëdhënëse e këtij misioni.

Nuk dihet nëse do të veprojë njëjtë edhe Këshilli i Evropës. Kjo organizatë çdoherë ka dërguar misione disamujore vëzhgimi në Kosovë, por për zgjedhjet e ardhshme komunale është duke heshtur.

Edhe Këshilli i Evropës, njëjtë sikur OSBE, nuk kanë ndonjë qëndrim sa i përket statusit të Kosovës prandaj kanë marrë pozicion “neutral”. Gjatë viteve të administrimit të Kosovës nga ana e OKB-së, ka qenë shefi i UNMIK-ut ai që është përkujdesur që t’i shkruajë Këshillit të Evropës kërkesën për dërgim në Kosovë të një misioni vëzhguesish. Për OSBE-në nuk ka pasur nevojë, sepse ajo vetë ka qenë në rolin e organizatores së zgjedhjeve të Kosovës, si kompetente për ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›