E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankandet e bonove, qeveria perfiton parate qe i duhen Eglantina Nasi

Plot 12.4 miliarde leke ka qene shuma monetare e perfituar dje prej qeverise, ne kuadrin e ankandeve te bonove te thesarit zhvilluar prane Bankes se Shqiperise. Kaq ka qene ne fakt, edhe kerkesa e paraqitur prej saj, e cila duket se ka gjetur pergjigje nga publiku per investim kundrejt nje norme interesi relativisht te larte. Konkretisht, kjo e fundit, mesohet se ka qene ne nivelin prej 7.35%, po aq sa ne ankandin e meparshem, per blerjen e bonove me maturim 12-mujor. Nje gje e tille, flet per qendrueshmeri te ankandeve te bonove, duke i dhene ne kete menyre nje garanci me teper qeverise per te financuar borxhin e saj te brendshem. Pas nje luhatje, qe pesoi ne fund te vitit te kaluar, tregu i bonove te thesarit, po shfaq shenja sigurie, e cila reflektohet ne blerjen e gjithe kerkeses se paraqitet prej qeverise ne ankandet perkatese. Duke ruajtur norma te larta interesi, qe kane ardhur ne rritje nga njeri ankand ne tjetrin, keto ankande kane siguruar ne kete menyre nje financim te sigurt dhe pozitiv te borxhit te brendshem te qeverise. Konkretisht, te dhenat e Bankes se Shqiperise, tregojne se gjate dites se djeshme, ne ankandin per bonot me afat maturimi 12-mujor, u ofruan 9.6 miliarde leke, nga 9.2 miliarde leke qe ishte kerkesa e qeverise. Cka do te thote, se madje pati edhe teprice oferte prej publikut, kundrejt saj. Ndersa ne lidhje me ankandin per bonot me afat maturimi 3-mujor, te dhenat tregojne se qeveria arriti te siguroje prej tij nje shume prej 3.2 miliarde lekesh. Norma mesatare e interesit e aplikuar ne kete ankand, mesohet se ka qene 5.31%, e perafert kjo me normen e aplikuar ne ankandin e meparshem. Nderkaq, suksesi i te tilla ankandeve, eshte vene ne dukje edhe ne raportiv me te fundit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare per zhvillimet e tregut te letrave me vlere gjate periudhes janar-mars 2012. "Gjate kesaj periudhe, tregu me pakice i letrave me vlere te qeverise, u dominua ne masen 70.26% nga transaksionet ne instrumente afatshkurter (bono thesari) dhe 29.74% nga instrumente afatgjate (obligacione)", - citon ky raport. Gje qe do te thote ne terma praktike, se individet shqiptare kane preferuar ta "blejne" borxhin e qeverise permes investimit ne bono thesari, krahasuar me investimit ne obligacione.

4.25%, norma baze e interesit qe ofron aktualisht BSH-ja

Normat aktuale te interesit qe aplikon Banka e Shqiperise, kane si vlere te tyre baze, ate prej 4.25%. E cilesuar edhe si norma e "marreveshjes se riblerjes njejavore", ajo ka ardhur ne kete nivel pas disa uljesh qe i jane bere gjate vitit te kaluar, nga 4.75%, ne 4.50% dhe tani, ne 4.25%. Nderkaq, te dhenat e publikuara te Bankes se Shqiperise, bejne me dije se normat e interesit te depozitave, perfshijne nje norme prej 2.50%, e siguruar kjo pas nje ulje prej 1.75% nga norma baze, per depozitat nje mujore. Ndersa sa i perket asaj qe quhet "kredia lombard", mesohet se ajo eshte aktualisht ne nivelin prej 10.25%. Kjo, pas nje shtimi me 6.00% nga norma baze prej 4.25%.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›