E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dash Shehi: Fryma e Re Demokratike si "kofini pas te vjelit"

Shqetesimi i vetem per kryetarin e LZHK-se, Dashamir Shehi, dje ishte se mos Mancesteri bente ndonje gol, pasi krijimi i partise se re si "kofini pas te vjelit" pa asnje peshe elektorale nuk perbente ndonje interes te madh. Duke i marre pak minuta nga ndeshja qe po ndiqte, kreu i LZHK-se ka bere disa komente te shkurtra ne lidhje me interesin tone per politiken dhe per kete fraksion te ri te shkeputur nga PD-ja si nje nder ish-funksionaret e kesaj partie. Ne lidhje me pyetjen se cfare te reje sillte kjo parti ne klasen politike, Dashamir Shehi duke qeshur u shpreh se nuk shikonte asgje te keqe, apo asgje te re dhe themelimi i cdo partie eshte e drejta e atyre qe vendosin per ta themeluar. Per ish-drejtuesin e PD-se i larguar vite me pare nga kjo parti, "koha dhe zgjedhjet parlamentare te 2013-s do te tregoje sesa peshe kane, apo do te kene ne elektorat". Sipas tij, deri me tani jane hedhur vetem hapat e pare ku nuk vihet re asgje interesante. Lidhur me shtyllat kryesore qe ata paraqiten ne programin e tyre, se do t'u japin zgjidhje ceshtjes se pronave, ish te perndjekurve dhe do te perfaqesojne shtresen e mesme, Dashamir Shehi serish duke qeshur shprehet "optimist", se me ne fund e paskan kuptuar politiken. "Mire e kane ato me kete pune, por ne jemi shume veta qe jemi marre me keto ceshtje dhe nuk zgjidhem gje, ishalla po bejne ndonje gje keta meqe i paskan vene ne program", - eshte shprehur z. Shehi. Pak dite me pare kreu i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, ne lidhje me partine e re te Topit, deklaroi se zakonisht kreret e shteteve, ne mbarim te mandatit hapin fondacione dhe jo parti politike. Gjithashtu ai ka deklaruar se LZHK-ja nuk do te kete asnje marreveshje me forcen e re politike te krijuar nga Bamir Topit. "Jo, ne do te mbajme qendrimin tone si LZHK. Mire keq, ne kemi nje investim politik. Ne nuk jemi nje gje e re. Ne jemi force e konfirmuar. Ne kete linje kemi dhe kesaj linje do t'i mbahemi. Une i uroj pune te mbare kujtdo qe merret me politike. Nuk ka me logjike qe pas kaq kohe te nisin gjera nga e para", eshte shprehur Shehi. Duket qarte qe krijimi i partise me te re, e cila ka dale si fraksion nga PD-ja, nuk ka ngjallur besimin e askujt. Mesohet nga burime prane FRD se ata kishin ftuar edhe ish-kryeministrin Aleksander Meksi per te qene pjese drejtuese e kesaj partie, ftese e cila deri dje nuk eshte pranuar nga ky i fundit me argumentin se krijimi i kesaj partie nuk ngjallte ndonje besim te madh se do te kishte mbeshtetje, politike apo dhe ajo qe eshte me e rendesishmja mbeshtetje elektorale. Mesohet se ish-kryeministri do t'i bashkohet kesaj partie, nese ajo deri ne shtator do te tregoje se eshte force e konsoliduar dhe ka mbeshtetje ne elektorat.

Mazhoranca: FRD nuk perfaqeson qendren e djathte

Per Partine Demokratike, krijimi i partise se re nuk krijon asnje shqetesim per zgjedhjet e 2013-s. Sipas tyre, kjo force politike nuk ka mbeshtetje elektorale dhe nuk perfaqeson qendren e djathte ashtu sic pretendon. Ata jane lancuar nga e majta dhe kryetari Rama, dhe per rrjedhoje andej duhet te presin te marrin edhe mbeshtetje ne zgjedhjet e ardhshme, pasi kryetari i tyre Topi ua dha ne zgjedhjet lokale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›