Ankandi ne Nju Jork, Autoportreti i Warhol shitet për 32 mln USD
NJU JORK- Ankandi i veprave të artit që organizohet çdo pranverë u mbyll me një rezultat mjaft pozitiv mbrëmjen e të mërkurës pasi Sotheby siguroi një shumë mbresëlënëse prej 190 milion dollarë falë shitjes së një mori veprash arti të pas-luftës e artit bashkëkohor. Ky ankand kaq i suksesshëm u kryesua nga punimet e Andy Warhol e Mark Rothko të cilat u shitën secila me çmime prej 31 milion dollarë.
Vetëm tre prej 53 punimeve të nxjerra në ankand nuk u arrit të shiteshin. Në krahasim me ankandin e një viti më parë edicioni i këtij viti qe tepër i suksesshëm pasi një vit më parë u sigurua një shifër e përgjithshme prej vetëm 47 milion dollarë.
Ofertat e shumta mjaft konkuruese që janë vënë re së fundmi në tregun e veprave të artit impresionist, modern, bashkëkohor e atij të pasluftës në ankandet e organizuar nga Sotheby dhe rivalja e saj Christie mund të cilësohen pa frikë si mënyra më e mirë për ruajtjen e pasurisë botërore, sipas analistëve të veprave të artit.
Një vepër e Warhol e vitit 1986 titulluar "Auto-Portret," një serigrafi monumentale e cila u nxorr në shitje nga stilisti Tom Ford, u shit me një çmim prej 32,562,500 dollarë, dy herë më shumë në krahasim me vlerën e parashikuar. "Autoportretet e mëdha nuk janë shitur kurrë kaq shtrenjtë në ankande të tilla. Ndaj 10-15 milionë dollarë ishte vlera më e saktë që ne parashikuam për këtë vepër. Ne shpresonim gjithnjë, siç shpresojmë në çdo ankand që çmimi përfundimtar të ishte më i lartë, edhe pasi e dinim që kjo vepër vlente më shumë" tha Aleksander Roter, kreu i seksionit të artit bashkëkohor pranë Sotheby duke folur plot ngazëllim.
(perktheu Sokol Topi/BalkanWeb)